Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Protestë dhe Suspendime

Rreth dyqind qytetarë protestuan në Prishtinë kundër “fryrjes së faturave” nga ana e KEK-ut. Kjo është protesta e pestë me radhë rreth pakënaqësive me faturimin e rrymës. Bordi i Drejtorëve i KEK-ut reagoi pak para protestës. Suspendoi disa zyrtarë. Por, "qytetarët protesues" paralajmërojnë zgjerimin e protestës para Qeverisë së vendit.

Bordi i Drejtorëve i Korporatës Energjetike të Kosovës suspendoi të mërkurën katër zyrtarë në Qarkun e Prishtinës, në kohën e shtimit të pakënaqësive të qytetarëve për parregullsitë në faturat e lëshuara për muajin janar.

NDËRLIDHUR

Lajmi për suspendimin e menaxherit të faturimit në Divizionin e Furnizimit në nivel të KEK-ut, drejtorit të distriktit të Prishtinës, menaxherit të furnizimit të Prishtinës dhe udhëheqësit të përkujdesjes në distriktin e Prishtinës thuhet se iu transmetua Ministrit të Zhvillimit Ekonomik.

“Komisioni Ndërqeveritar i Ndërmarrjeve Publike ditë më parë ka kërkuar nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, që zyrtarët e lartë nga menaxhmenti i KEK-ut, menjëherë ta sanojnë gjendjen e krijuar, duke korrigjuar faturat në bazë të gjendjes reale të energjisë së shpenzuar elektrike nga ana e konsumatorëve”, njoftoi Ministria përmes një komunikate për media.

Vendimi u bë publik pak kohë para mbajtjes së protestës së pestë me radhë kundër “fryrjes së faturave” që u mbajt para selisë së KEK-ut.

Rreth dyqind protestues kërkuan llogaridhënie për çrregullimet në faturat e muajit janar, ndërsa shprehën pakënaqësitë e tyre për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Me brohoritjet “Hajnat në burg, jo në qeveri”, protestuesit mbanin pankarta mbi mbishkrime “Kravatat kanë faj” apo “Kleptomania Energjetike e Kosovës”.

“Faturat e mia ishin zakonisht 20-25 euro, por së fundi ato shkuan në 40-45 euro”, tha Arsim Tërmkolli, njëri nga protestuesit.

“Ka një ngritje të pakontrolluar të çmimeve. Diçka s’është në rregull këtu, është një lloj hajnie”, tha ai.

Në tetor të 2012-ës Qeveria e Kosovës pat privatizuar Distribucionin për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) duke ia dhënë monopolin konzorciumit turk Limak&Çalik.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike në Kosovë është 5.8 centë për kilowat.

Organizuesit e protestës paralajmëruan zgjerimin e protestës para institucioneve qendrore, ndërsa theksuan insistimin e tyre për vazhdimin e protestës.

“Një reagim i tillë nga MZHE dhe suspendimet e KEK-ut vetëm sa shtojnë kërkesat e qytetarëve për sqarim të mënyrave të keqpërdorimit, pra për arsyet e vërteta pse këta persona qenkan suspenduar”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga “qytetarët protestues”.

 
Protesta para KEK-ut  

ETIKETA

06 Mars 2013 - 3:55 pm

Edona Peci 06/03/2013 - 3:55 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0