Projektuesi i Xhamisë Nuk Zgjedhet

Juria e emëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës ka shtyrë edhe një muaj afatin për të vendosur për projektin fitues për xhaminë qendrore, e cila do të ndërtohet në qendrën e Prishtinës. 

Kryeimami Sabri Bajgora, përfaqësues i BIK-ut në jurinë profesionale, thotë se nuk është vendosur ende për projektin fitues për shkak të disa detajeve. “Jemi duke punuar ende në definimin e disa detajeve për ata edhe ende nuk kemi dalë me ndonjë vendim përfundimtar”.

Sipas Bajgorës, kompanive të dy projekteve u është shtyrë afati edhe një muaj për të bërë përmirësimet.

“Tash i është dhënë afat shtesë një muaj. Këtë kohë ata e kanë në dispozicion. Do të shohim si po shkon puna”, tha Bajgora për Gazetën Jeta në Kosovë. 

“Tash i është dhënë afat shtesë një muaj. Sabri Bajgora

Ai nuk ka treguar se për cilat detaje të  projektit bëhet fjalë, por shtoi se vërejtjet e jurisë i janë dërguar autorëve të projekteve. “Po besoj që është filluar diçka me përmirësimet pas vërejtjeve të dhëna, por nuk e di çka është bërë. Nuk jam i sigurt”.

I kontaktuar nga Gazeta Jeta në Kosovë, Jusuf  Xhibo i cili është po ashtu pjesë e jurisë profesionale, thotë se në takimin e fundit të gjithë anëtarët kanë bërë vërejtjet dhe vlerësimet e tyre. “Është vendosur që secili nga ne të japë vlerësimin e tij dhe në fund të vendoset saktë çka do të ndodhë”.

Sipas Xhibos, të dy projektet që ishin përzgjedhur për vendin e dytë kanë bërë disa përmirësime anësore. 

Më 15 prill BIK kishte njoftuar se nga 81 punime sa kishin arritur, asnjëra nga to nuk e meritonte vendin e parë. 

Juria kishte vlerësuar dy projekte për vendin e dytë dhe një për vendin e tretë.  

Në njoftimin e Bashkësisë Islame ishte thënë se do të ftohen dy autorët e projekteve “21PR22” dhe “1025AC” të pranojnë sugjerimet e jurisë dhe ata do të luten nëse bien dakord që të përmirësojnë propozimet e projekteve të tyre brenda një  periudhe një mujore. Më  15 maj parashihej të  shpallej fituesi. 

Ky vendim ende nuk është marrë përkundër se kanë kaluar 55 ditë nga lajmërimi i BIK-ut për parakuailifikimin e dy konkurrentë ve dhe 25 ditë nga afati kur do të duhej që Bashkësia Islame e Kosovës të bëjë zgjedhjen e projektit fitues për ndërtimin e xhamisë  afër ndërtesë së Postës së Kosovës. 

Gurthemeli i xhamisë ishte vënë më 8 tetor të vitit të kaluar, pasi Komuna e Prishtinës i kishte ndarë asaj një parcelë me 81 ari tokë në lagjen “Ulpiana”. Bashkësia Islame kishte hapur konkurs ndërkombëtar për pranimin e projekteve ideore për ndërtim më 10 dhjetor të vitit të kaluar. 

Të interesuarit kanë pasur mundësi që paraqitjen e projekteve ta bëjnë deri më datë 13 shkurt të këtij viti. 

“Të interesuarit kanë pasur mundësi që paraqitjen e projekteve ta bëjnë deri më datë 13 shkurt të këtij viti. 

Pas pranimit të projekteve BIK-u më 27 mars, në hotelin “Grand” kishte hapur një ekspozitë me tetëdhjetë  e një punimet për ndërtimin e xhamisë  përballë ndërtesë s së  PTK-së në Prishtinë.

Ekspozita ka qenë e hapur deri më 31 mars të kë tij viti dhe në garë kanë marrë pjesë arkitektë individualë dhe zyra arkitektësh nga tridhjetë vende të botës.