Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Policia Fsheh Rrahjen e Zyrtarit

Gjeodeti Mexhid Krasniqi është rrahur në zyrën e tij nga një biznesmen. Për një vepër të tillë duhet të lajmërohet prokurori, brenda gjashtë orësh. Zyrtarët e Komunës së Suharekës akuzojnë komandantin e policisë se e ka fshehur rastin, pasi sulmuesi është i njohur i tij. Kryeprokurori Enver Sokoli thotë se policia duhet të përgjigjet pse nuk e ka lajmëruar prokurorin

Mexhid Krasniqi, gjeodet në Komunën e Suharekës, është sulmuar fizikisht në zyrën e tij, nga një biznesmen, të cilit nuk i kishin “pëlqyer” matjet gjeodezike në terren. Policia ka arritur me vonesë në ndërtesën e komunës, por as atëherë nuk e ka ndaluar sulmuesin.

NDËRLIDHUR

Sipas ligjit, për një vepër të tillë duhet të lajmërohet prokurori, brenda gjashtë orësh, por zyrtarët komunalë akuzojnë komandantin e policisë në Suharekë se e ka fshehur rastin, pasi sulmuesi është i njohur i tij.
 
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, i Pronës dhe i Kadastrës në Komunën e Suharekës, Kurtesh Fondaj, ka treguar për Gazetën Jeta në Kosovës se ngjarja ka ndodhur më 28 shtator. Sipas tij, Krasniqi është sulmuar fizikisht në zyrën e tij, nga biznesmeni Musli Ramshaj.
 
Ky e ka goditur punonjësin komunal disa herë me grusht në fytyrë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Disa ditë më parë, gjeodeti ka bërë ndarjen fizike të pronës së Ramshajt, por ai nuk ishte pajtuar me këtë ndarje dhe kishte ardhur në zyrat e komunës për ta zgjidhur me grushte problemin.
 
Drejtori komunal i Urbanizmit, Fondaj, thotë se e ka lajmëruar policinë, por reagimi i tyre ka qenë jo i shpejtë. “Policia është munduar që ta minimizojë problemin, pasi që sulmuesin e ka të njohur komandanti i policisë në Suharekë, Arsim Berisha. Ai nuk ka reaguar me kohë dhe është munduar që ta minimizojë problemin dhe këtij qëllimi ia ka arritur”, i ka thënë Fondaj, gazetës.
 
Sipas fjalëve të tij, sulmuesi nuk është arrestuar nga policia dhe nuk është ndaluar fare, e me ligj ai është dashur të ndalohej për së paku 48 orë. Por sipas drejtorit komunal, komandanti i policisë e ka minimizuar situatën dhe nuk ia ka treguar gjendjen reale Prokurorisë.
 
“Musli Ramshaj është edhe kryetar Komune, edhe komandant policie, dhe për këtë arsye policia e ka minimizuar situatën dhe nuk i ka ndërmarrë veprimet e duhura që i takojnë me ligj”, shprehet i revoltuar, Fondaj.

Kryeprokurori i Prokurorisë Komunale ne Prizren, Enver Sokoli, ka konfirmuar për Gazetën JnK se nuk është informuar fare me rastin, nga policia. Ai ka shprehur habinë si një rast i tillë, sulm i zyrtarit në vend të punës, të ndodhë, e policia mos ta lajmërojë Prokurorinë.

“Policia është e obliguar që për çdo rast ta lajmërojë prokurorin. Policia duhet të përgjigjet nëse e ka fshehur rastin dhe pse nuk e ka lajmëruar prokurorin”, ka deklaruar Sokoli.
 
Sipas ligjit, brenda gjashtë orësh duhet të lajmërohet prokuroria nga policia, por kanë kaluar 15 ditë dhe askush nuk është në dijeni lidhur me rastin.
 
Ndërkohë zëdhënësi i policisë rajonale, Hazir Berisha, fillimisht ka mohuar të ketë ndodhur një rast i tillë. “Nuk besoj që është bërë ky lëshim nga policia, pasi që është e obliguar që ta lajmërojë prokurorin”.

Por, pasi ka kontaktuar me komandantin e Stacionit Policor në Suharekë, ai e pranoi se rasti ka ndodhur, por policia nuk e ka lajmëruar prokurorin.
 
Zëdhënësi i policisë rajonale, Hazir Berisha, ka njoftuar se këto ditë në Rahovec, për vjedhje të 10 kilogramëve rrush, vlera e të cilëve llogaritet në rreth pesë euro, janë arrestuar 4 persona. Hajnat “e vegjël” janë ndaluar për 48 orë dhe kundër tyre është ngritur kallëzimi penal. Duket se ata nuk kishin të njohur në polici.

ETIKETA

14 Tetor 2011 - 6:53 pm

Qazim Hasanaj 14/10/2011 - 6:53 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0