Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Policia e Gjakovës në Aksion

Policia e Gjakovës ka reaguar pas deklaratave të qytetarit Agim Domgjoni, dhënë emisionit “Drejtësia në Kosovë”. Por jo për të hetuar pretendimet për keqtrajtim brenda stacionit policor, nga një polic. Domgjoni është arrestuar për “kanosje ndaj personit zyrtar”.

Intervista e një qytetari për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, i cili ankohej se është keqtrajtuar në Stacionin Policor të Gjakovës, si i dyshuar për një vjedhje, ka vënë në lëvizje policinë dhe prokurorinë.

NDËRLIDHUR

Por jo për t’i hetuar ankesat e qytetarit. Agim Domgjoni, 30-vjeçar, nga Gjakova, i cili ka treguar para kamerës, se është rrahur brenda stacionit policor, megjithëse ishte vetëm i dyshuar, është arrestuar nga policia.

Ai kishte përmendur me emër se ishte rrahur nga polici Sejfedin Shkreli, derisa ishte bërë për spital. “Policit i kam thanë se ma ke një të rrehme borxh, se më ke rreh pa faj”, ka deklaruar mes tjerash Domgjoni.

Kjo deklaratë e shfaqur, të dielën në televizionin publik të Kosovës, është konsideruar si “kanosje ndaj personit zyrtar”. Domgjonit, të enjten, një prokuror i ka caktuar masës e ndalimit policor prej 48 orësh.

Por, ai është liruar sot, ndërsa rasti i tij do të shkojë në procedurë të rregullt.
 
“Më datën 30.10.11, në emisionin televiziv ‘Drejtësia në Kosovë’ në Televizionin publik RTK, personi me inicialet A. D. 1981 nga Gjakova përmes një interviste te dhënë gazetarit të këtij emisioni ka kërcënuar (kanosur) oficerin policor të Stacionit Policor në Gjakovë. Arsyeja e kërcënimit ishte se oficeri policor, sipas tij, kohë më parë e kishte arrestuar dhe intervistuar personin e lartcekur si të dyshuar për vepra penale të vjedhjeve dhe ishte intervistuar për këto vepra”, ka njoftuar zëdhënësi rajonal i policisë, Zeqir Kelmendi.

Në komunikatën e lëshuar, lidhur me këtë rast, nga Policia rajonale në Pejë, thuhet se i dyshimti gjatë kohës se intervistimit ishte maltretuar nga oficeri policor, edhe pse për këtë nuk kishte dëshmi si dhe asnjëherë nuk kishte bërë ankesë në Stacionin Policor në Gjakove, apo diku tjetër për veprime të policit.

“Andaj konform ligjeve të aplikuara në vend, përfshirë Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale ndaj të dyshuarit, më datën 03.11.11 është iniciuar rasti ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’ dhe rreth orës 9,  A. D është shoqëruar përpara prokurorit Komunal ne Gjakove dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, ai është ndaluar në ndalim policor për 48 orë”.

Rasti do të procedohet nga hetuesit rajonalë për Krime Serioze.

Në storjen e botuar edhe në Gazetën Jeta në Kosovë, dëshmitarë kanë treguar se në Stacionin Policor të Gjakovës, aplikohet dhunë fizike derisa të ndaluarit mund të përfundojnë edhe në spital. Për më shumë, të gjitha deklaratat e marra me dhunë dhe përmes ndërhyrjeve fizike ndajë të dyshuarve nga gjykata komunale janë marrë si prova të pranueshme.

I dyshuar për vjedhje në fabrikën “Metaliku” tri vjet më parë, Agim Domgjoni ka treguar se është rrahur nga polici, i cili në Gjakovë njihet me nofkën Sefë Polici. “Ka ardhur Sefë polici, më ka marrë në ora 23 prej shtëpisë. Më ka çuar në stacion policor dhe më ka rrahë sa ka mundur grushte e shkelma barkut, pastaj e ka hapë dollapin e m’i ka tregu tre shkopinj të drurit dhe plastikës edhe m’ka pyetur ‘cilin po e do, zgjedh’”, ka treguar ai. “Ka vazhduar me rrahje, derisa më ka bërë për emergjencë”.

Agimi me verdikt të plotfuqishëm është shpallur i pafajshëm nga gjykata komunale për këtë vjedhje, dy javë më parë.

Dhunës dhe rrahjeve të policisë, nuk i ka shpëtuar as i mituri 15-vjeçar Dedë Shabani. Por ai nuk ka dashur të flasë për keqtrajtimet dhe rrahjet që ia ka bërë policia. “Sepse Sefë polici nuk rrin duarkryq”, është shprehur tani 18-vjeçari Dedë Shabani, edhe ai i shpallur, i pafajshëm nga gjykata.

Gazeta Jeta në Kosovë ka publikuar me emra dhe mbiemra, edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët kanë deklaruar se janë viktima të dhunës në policinë e Gjakovës. Ata kanë treguar shenjat e rrahjeve para trupit gjykues dhe prokurorit, ndërsa prezent ka qenë ekipi i Gazetës JnK.

Por, deri më tani, asnjëherë nuk është iniciuar ndonjë veprim hetimor nga ana e Prokurorisë.

Kryeprokurorja komunale në Gjakovë, Shpresa Bakija, ka thënë se “nuk mund ta dijë se çfarë është duke ndodhur nëpër të gjitha seancat gjyqësore”, mirëpo ka premtuar se do t’i kërkojë të gjitha procesverbalet nga gjykata në të cilat të pandehurit janë ankuar për përdorim të dhunës nga ana e policisë.

ETIKETA

04 Nëntor 2011 - 2:31 pm

F. Osmani 04/11/2011 - 2:31 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0