Polemikat Mes Shokëve në Malishevën e Rriqrave (TV)

Kandidatët për kryetarë të Malishevës debatuan për luftëm kundër rriqrave, pa gjetur zgjidhje për to, e duke fajësuar qeverisjen komunale. Kryetari Isni Kilaj, rriqrat i konsideroi problem qendror, njësoj si transportuesit e eksplozivëve nëpër qendër të qytezës që kkanë destinacion gurthyesit e Astrazubit. Në debat u përfshinë edhe dy shokët e deridjeshëm, Ragip Begaj që garon për Iniciativën Qytetare të Malishevës dhe Isni Kilaj që kërkon mandat të ri me PDK-në.

 “Çështja e rriqrave nuk është problem i qeverisjes lokale. Është e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrive të tjera. Ne kemi bërë spërkatje çdo vit, por nuk ka qenë efektive dhe kjo ka ndodhë për shkak të mungesës së analizës së një strategjie”, tha kryetari dhe kandidati për kryetar yë Malishevës nga radhët e PDK-së, kur u pyret për luftën kundër rriqrave.

Një luftë që Malisheva nuk po mundet ta fitojë.

 E të njëjtin mendim si Kilaj, e shprehu edhe kandidati nga Partia e Drejtësisë Rifat Kryeziu. Ndërsa  Lëvizja Vetëvendosje e cila ka si kandidat Alban Kryeziun, tha se komuna ka faj  për vdekjen e njerëzve nga pickimi i  rriqrave.

”  Kryetari ka përdorur 60 mijë euro për luftimin e rriqrave, para këto që janë sa blerja e veturës së komunës dhe kjo tregon sa interes ka shfaqur”, tha Krasniqi.

Malishevën e shqetëson edhe transportimi i lëndëve eksplozive nëpër qendër të qytetit për t’u dërguar në Astrazub te gurthyesi. Kryetari Kilaj, edhe për këtë gjë, nuk e bëri me faj qeverisjen komunale që drejton. Tha si për rriqrat, edhe për eksplozivin, janë kompetente institucionet qendrore.

” E para të ju them se lejet për gurthyes i jep Agjencioni i Minierave dhe Mineraleve, e transportuesi ka qenë çështje e KFOR-it e tash e ka policia. Ndërsa ne nuk kemi kompetencë”, tha Kilaj, përderisa kandidatët tjerë premtuan se do ta ndryshojnë drejtimin e këtij transporti.

Debati “Jeta në Komunë” në Malishevë u karakterizua edhe me polemika mes dy shokëve Isni Kilaj,  PDK dhe Ragi Begaj IQM,  tashmë kandidatë të dy subjekteve të ndryshme politike. Kur u pyetën se për çfarë u prishën,  Begaj tha se ” gjithçka ndodhi kur Kilaj degradoi nga rruga e PDK-së”.

E kandidati i PDK-së , Isni Kilaj dha një variant tjetër. Ai tha se prishja me z. Begaj ka ndodhur për shkak se ky i fundit ka dashur të jetë kandidat i PDK-së në këto zgjedhje dhe kjo nuk është lejuar për shkak të aftësive dhe mundësive të tij.

Gjatë hulumtimit vendasit e kandidatit të Iniciativës Qytetare për Malishevën, Ragip Begajt, i cili vjen nga fshati Banjë kanë treguar se Begaj është pajtues i gjaqeve. Gjatë debatit kur u pyet se si do ta pajtojë Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, Begaj tha se kur të vijë në pushtet do të jetë pajtues nga niveli lokal e deri lart.

” Unë do të filloj prej nivelit lokal dhe do t’i pajtoj të gjithë qytetarët e Malishevës, gjitha subjektet politike do t’i ofroj rreth vetes pas 3 nëntorit. Sigurisht kur ta fitoj pushtetin me 4 nëntor do të filloj të shkoj edhe më lart që t’i pajtoj”, tha Begaj.

E pas kësaj reagoi menjëherë kandidati i PDK-së, Isni Kilaj duke thënë se Begaj ka përçarë PDK-në në Malishevë.

” E para haxhi Ragipi e ka epitetin e haxhisë, por megjithatë nuk i përfill dhe respekton të gjitha ato rregulla, sepse të jesh besimtar i mirë do të duhej  të kërkonte edhe unitet edhe dashuri e respekt. Ky ka bërë përçarje te subjekti politik PDK, ka futur konflikt dhe të gjitha problemet që kanë ndodhur deri tash e kanë autorin, pra Iniciativën Qytetare për Malishevën”, tha Kilaj.

Premtimet e kandidatëve

Në dy minutat e para, kandidati i LVV, Alban Krasniqi tha se prioritet i këtij subjekti është kthimi i besimit të qytetarëve në qeverisjen lokale.

” Këtë do ta bëjmë përmes reformimit të administratës, përmes hapjes së arkivave dhe përmes luftimit të krimit dhe korrupsionit, duke i dërguar të gjitha ato lëndë që shihet që ka krim dhe korrupsion tek organet e drejtësisë, e që ka goxha shumë në komunën e Malishevës”, tha Krasniqi.

E kundërkandidati i tij nga radhët e AAK-së, Bashkim Krasniqi tha se nëse do të jetë kryetar i Komunës së Malishevës do të fusë për herë të parë sistemin e ujitjes për të gjitha pacelat e tokave që janë të vendosura rreth lumit Mirusha.

Kryetari aktual Isni Kilaj nga PDK-ja tha se ai dhe subjekti i tij politik do ta vazhdojnë punën, duke kompletuar infrastrukturën, zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e turizmit.

” Në qeverisjen tonë ne vazhdojmë ofrimin e qeverisjes së mirë. Kjo është edhe motoja jonë që kemi hyrë në këto zgjedhje “, shtoi Kilaj.

Bashkëpartiaku i tij, Ragip Begaj tanimë kandidat nga Iniciativa Qytetare për Malishevën, para qytetarëve të tij u betua se do të punojë drejt.

” Unë do të betohem para Zotit dhe qytetarëve që do të punoj drejt. Zbatimi i ligjit është çështja kryesore e Iniciativës, pastaj barazia për të gjithë. Jemi me ligjin dhe për ligjin” tha Begaj.

Pretendenti nga Partia e Drejtësisë, Rifat Kryeziu premtoi ambient të përshtatshëm për investitorët vendorë dhe të huaj, ndërsa kandidati tjetër nga radhët e LDK-së, Salih Morina, tha se subjekti i tij politik do të japë përgjegjësi personale dhe ekipore.

Gratë e kandidatëve flasin për bashkëshortët e tyre

Edhe pse të gjithë kandidatët ishin të pranishëm në debatin e Zgjedhjeve Lokale 2013,  nga të gjithë nuk u lejua që ekipi i emisionit ” Jeta në Komunë” të jetë në shtëpitë e tyre.

Isni Kilaj nga PDK-ja nuk ka dashur që ta intervistojmë bashkëshorten e tij, me arsyetimin se ky ka qenë një vendim familjar.  Të njëjtën gjë e ka bërë edhe kandidati i LDK-së, Salih Morina, por me një arsye tjetër.

”  Arsyeja ka qenë që për shkaqe shëndetësore nuk ka pas mundësi për me qenë në intervistë bashkëshortja”, tha Morina.

Deputetja Albulena Haxhiu, njëherësh bashkëshortja e kandidatit të LVV-së Alban Krasniqi, tregoi se subjekti politik është ai që i ka bashkuar, jo vetëm si aktivistë por edhe si bashkëshortë.

” Me Albanin jam njoftuar në kohën në Vetëvendosje. Albani për nga natyra kur punojmë bashkë për çështjet e lëvizjes, angazhimit politik, është jashtëzakonisht i rreptë, sepse do të kryhet puna siç duhet, mirëpo sa i përket jetës private është shumë i përshtatshëm”, tha Haxhiu.

E bashkëshortja e kandidatit Bashkim Krasniqi nga AAK-ja, Lumturie Krasniqi, ka treguar se bashkëshorti i saj përveç politikës, merret edhe me bujqësi dhe ka në shtëpi edhe bagëti.

Ndërsa Xhezide Begaj ka thënë se bashkëshorti i saj Ragipi është merak në vetura dhe që një kohë të gjatë e posedon një Mercedes të vitit 1990.

” Gruan dhe kerrin ka thënë që si ndrron kurrë”, shprehet Xhezidja.

Por kur u pyet nëse do ta ndërrojë partinë sikurse veturat, Begaj tha se Iniciativën qytetare nuk do ta ndërrojë asnjëherë.

Servete Kryeziu , bashkëshortja e Rifat Kryeziut nga PD-ja, ka treguar se burri i saj  ka ndërruar partitë duke filluar si anëtar i LDK-së, pastaj AKR-së, e këtë vit ka kaluar në PD.