Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Po Gatuajnë Takim Elefantësh

Albin Kurti akuzon Kryeministrin e Kosovës se ka bërë një plan për tu tërhequr tërësisht nga veriu i vendit.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se plani operacional qeveritar për veriun, të cilin e ka paraqitur ministri i brendshëm Bajram Rexhepi në Kuvend, është, sipas tij, në fakt një taktikë për të shpërqendruar opinionin publik nga një zmbrapsje nga veriu.

NDËRLIDHUR

“Kryeministri Thaçi po e përgatitë opinionin për takimin me kryetarin e Serbisë Boris Tadic, tash që u zmbraps nga veriu. Ky është plani i vërtetë i Qeverisë, plani B i saj”, ka thënë Kurti, të hënën.

Në analizën që Lëvizja i ka bërë planit operacional të qeverisë për veriun, kritikohet ekzekutivi për qasjen ndaj mekanizmave ndërkombëtare, kryesisht KFOR’it dhe EULEX’it, pasi për secilin hap që do të ndërmerr në veri, duhet të luten të huajt.

Vetëvendosja kritikoi qeverinë edhe për validitetin e këtij dokumenti, për të cilin ka caktuar 6 muaj, ose kohën prej 16 shtatorit 2011 e deri më 15 mars 2012.

 

ETIKETA

04 Tetor 2011 - 09:54

Gazeta Jeta në Kosovë 04/10/2011 - 09:54
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Po Gatuajnë Takim Elefantësh

by Gazeta JNK
NA NDIQNI