Pjesa e Brishtë e Policisë

Policia e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë e barabartë me policitë rajonale. Të drejtat elementare, sidomos ato shëndetësore dhe të mbrojtjes juridike që garantohen me nenin 59’të të ligjit të policisë, nuk janë gëzuar as në dhjetë për qind të rasteve dhe eprorët policorë nuk kanë ndikuar në zbatimin e tyre ndonëse gjithkund në Europë janë pjesë e pakos së punës.

Shumë nga kolegët tanë të cilët kanë probleme shëndetsore nuk e përfitojnë të drejtën e shërbimit mjeksor – nga rehabilitimet e deri te përkrahja e tyre shëndetsore në rastet e operimit. Shumë nga ata  deri më tani janë larguar nga puna dhe nuk marrin as pagën bazë. Kolegët të cilët vujanë nga sëmundjet kancerogjne dhe sëmundje tjera josheruese janë nën mëshirën e Zotit edhe pse për shume vite kanë dhënë kontributin e tyre për ta mbrojtur rendin dhe ligjin përkundër se mbështetja garantohet me nenin 60 të ligjit të policisë. 

Rasti më i freskët është polici A.G., i cili punonte në rajonin e Prishtinës. Ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetsore nga qershori i vitit 2009, me smundje të zemres (kardiovaskulare). Pas operimit gjendja e tij veç ishte bërë edhe më e ndërlikuar. Në maj 2011 ai është larguar nga puna pa asnjë kompenzim material. A.G. tani përballet me sëmundjen pa kushte ekonomike. 

Polici H.K. ishte indetifikuar me sëmundje të kancerit në vitin 2008. Që nga viti 2009 ai nuk e gëzon as të drejtën e pagës bazë. U largua nga puna me arsyetim të paaftësisë për punë. Sëmundja e tij kërkon tretman të kushtueshëm, por institucioni nuk mund t’ia ofrojë atë. 

Sipas të dhënave, 1000 punonjës kanë bërë kërkesa për kompenzimin e barnave dhe tretmanve  të ndryshme shëndetsore nga janari i vitit 2011. Kjo është një shifër shumë e lartë e kërkesave të paralizuara për këto sherbime e sidomos kjo është shqetësuese kur bëhet fjalë për operime brenda dhe jashtë vendit të cilat dita e ditës po refuzohen.

Nga  anën tjetër shumë kolegë me titull të lartë ose liderë të sektorëve të ndryshëm, përmes ndikimieve, arrijnë që të fitojnë pagesa për fatura të operimve kardiovaskulare, transplatime, medikamente dhe natyra të ndryshme rehabilituese nëpër  spitale private brenda dhe jashtë Kosovës.

Në bazë të procedurave të operimit PSO DP 1.01, në gusht të vitit 2011, hyri në fuqi udhëzimi për përkrahje shendetsore të punonjësve të PK’së me qëllim të përcaktimit të rregullave të përgjithëshme të pushimit mjeksor, lëndimit ose smundjes në detyrë. Udhëzimi hyri në fuqi, por aplikimi i tij vazhdon të mos ndodhë. 

Neni 59 i ligjit të policisë, paragrafi 2, i jep policisë të drejtën për mbrojtje juridike, por as kjo nuk gëzohet nga ana e policëve. Ata janë në detyrë 24 orë dhe u besohet arma pas betimit duke pasur të drejtën e vetëmbrojtjes në rastet kur ballafaqohen me kriminelë. Realiteti tregon se polici për vepra të tilla të vetmbrojtjes më shumë është ndëshkuar.  

Polici Z.K. kishte vrarë një kriminel në vetmbrojtje në parkun e Gërmisë në vitin 2010. Ai rezultoi me burgim shtëpiak dhe suspendim nga puna me pagesë në pagën bazë. Z.K. për më shumë se një vit nuk e  përfiton rrezikshmërinë që i takon sipas ligjit. Kushtet e tij nuk lejojnë mbështetje adekuate të familjes dhe mbrojtjes së tij ligjore në procesin në gjykatë që vazhdon.   

Polici I.A. u vetmbrojt në Kamenicë derisa një njeri iu kishte turrur në pyll me sëpatë në korrik 2011. Pos ndëshkimit, atij iu ka marrë edhe arma, është larguar nga puna deri në perfundim të seances gjyqsore dhe nuk iu ka paguar rrezikshmeria. Atij nuk i është ofruar as ndihma juridike nga ana e policis në këto rrethana për ta dëshmuar vëtëmbrojtjen dhe pafajsinë e tij.

Dikush duhet të marrë hapa për ta ndryshuar këtë gjendje nëse kërkohet një polici e fortë dhe e standardeve europiane. Përndryshe, policët gjithmonë do të hezitojnë të marrin rrezikun potencial kur u kërkohet të intervenojnë dhe të kryejnë detyra të komplikuara.