Peshk Te Detari

Shumë shpesh peshku – le të jetë levrek, krap, troftë a salmon- mban erë dhe ka shije të parehatshme. Është një lloj arome peshku që sugjeron se freskia po i lëshon rrugë vjetërsimit.

Kam hasur peshk në këtë gjendje madje edhe në destinacionet të cilat sugjerohen për kënaqësi në det. 

Por jo te Detari. 

Një dyqan i vogël është hapur kah fundi i vitit të kaluar në Dragodan. Gjersa këmbëngul në tregti të peshkut, Detari po ashtu ka disa tavolina të vogla ku stafi i tij i dashur do të shërbejë nxënien e tyre për një vakt të lirë e të shpejtë. 

Pronarët e dyqanit vijnë nga Ulqini, një qytet i vogël i cili nganjëherë quhet edhe riviera kosovare për shkak të numrit të madh të tyre që shkojnë atje për pushime verore. Por ujërat e freskët të Ulqinit janë edhe shtëpi e peshqve të shijshëm.   

Gjithë peshqit e Detarit janë të mbuluar me akull në arkat reklamuese. Asortimenti dallon nga dita në ditë, por zakonisht aty gjen furnizim të bollshëm të levrekut dhe oratës të cilat të dyja janë të shijshme. Qëndroni larg salmonit. Nuk ekziston fare salmon në detin Adriatik, kështu që nuk mund të vie nga afër Ulqinit. 

Peshku është kryesisht i butë, me mish të njomë, dhe pa atë aromë të papërmbajtshme. Zgjedhni peshkun dhe punëtorët aty janë të gatshëm t’ia nxjerrin të brendshmet dhe ta pastrojnë. 

Ata po ashtu janë të gatshëm ta fërgojnë në zgarë për ju për ta ngrënë ose aty ose ta marrni me vete. Por kushdo serioz në lidhje me peshkun do ta merrte atë në shtëpi të papërpunuar. Unë madje dola me rezultat të mirë kur levrekun e tyre e përgatita me delikatesë italiane – krudo. 

Çmimet janë po ashtu të arsyeshme, me shumicën e peshqve që vijnë më pak se 15 euro për kilogram. 

Detari po ashtu shet ullinjë të freskët, vaj ulliri spektakular nga Ulqini, si dhe verëra dhe uthull. Por të gjitha mbesin prapa peshkut. 

Dyqani i peshkut “Detari”, rruga Ahmet Krasniqi, Dragodan, Prishtinë (përfundi restorantit Amalfi)

E Hënë – E Shtunë, 9 deri 20