Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Partizanët e Shkollave

Më të gëzuarit për fillimin e gjysmëvitit të parë mësimor 2011-2012 ishin aktivistët e PDK’së. Partizanët e saj u rehatuan si mësimdhënës nëpër shkollat e komunave të vendit. Libreza partiake domethënë punë në Kosovë.

Daut Krasniqi, mësimdhënës i psikologjisë, ka punuar për tri vjet në shkollën e mesme “Eqrem Çabej”, në qytetin e Vushtrrisë. Ai humbi vendin e punës jo pse nuk i plotëson kriteret e punësimit e as se ka pasur performancë të dobët. Dauti kishte një mangësi të pafalshme –
nuk i takon subjektit politik i cili aktualisht udhëheqë me komunën, Partisë Demokratike të Kosovës.

NDËRLIDHUR

Sado që ai ligjëronte pikërisht lëndën që bazohet në studimin e sjelljes së njerëzve, ai nuk kishte mundur të perceptonte se sa i rëndësishëm është ky kriter në punën e tij.

Në vendin e Dautit të kualifikuar është pranuar mësimdhënësja Ardita Imeri. Atë nuk e pengoi fakti që nuk kishte përvojën e duhur. Imeri kishte dorën e fuqishme prapa saj. PDK e shpërbleu aktivisten e vet e cila në zgjedhjet e fundit komunale garoi edhe për këshilltare të kuvendit komunal të Vushtrrisë. Ndonëse nuk hyri në mesin e elitës lokale politike, ajo s’e pati problem të vendoset në një vend pune – si mësimdhënëse.

Daut Krasniqi thotë se mospranimi i tij në procesin edukativo-arsimor ka thjesht prapavijë politike. “Më herët kam qenë i përfshirë në Forumin Rinor të LDK’së dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse unë nuk jam pranuar në punë, po ashtu edhe babai im është në kryesinë e LDK’së në Vushtrri”, thotë Krasniqi.

Tash që nuk është i zënë me punë, Krasniqi ka pasur kohë të hamendet e të mundohet të deshifrojë zhvillimet. Ai është i bindur se pranimi i mësimdhënësve në këtë qytet po bëhet vetëm në baza partiake.

“Nëse e ke librezën e PDK’së shumë lehtë e siguron vendin e punës, e nëse nuk i përket asaj mbetesh pa punë”, shprehet ai.

Drejtori i arsimit në kuvendin komunal të Vushtrrisë, Qerim Selimi, jo që nuk pranon këtë trend, ai beson se gjendet në hall edhe më të madh se Krasniqi.

“Nuk është e vërtetë se po pranojmë njerëz në baza partiake”, tha Selimi. “Personalisht po kam problem edhe me partinë e cila po më akuzon që nuk po u japë përparësi aktivistëve të saj”.

Zyrtarët e lartë të arsimit, në nivel lokal dhe atë qendror, u mburrën se më 1 shtator mësimi rifilloi pa probleme – si protestat për rritje pagash. Prapëseprapë në shumë qytete fillmviti po shoqërohet me ankesa të shumta të aplikuesve që kërkonin të angazhoheshin në mësimdhënie.

Prandaj, hipoteza e Daut Krasniqit duket më e saktë. Ajo është e dukshme në praktikë nëpër shumë qytete anembanë Kosovës. Mirëpo ‘pluhuri’ më i madh është çuar në qytetin e Gjilanit aty ku erërat e fuqishme partiake sollën stuhi nëpër shkolla.
Gjilani përjetoi shkelje të mëdha me rastin e pranimit në punë të mësimdhënësve të rinj. Trendi u shndërrua në një projekt rehatimi për ‘partizanët’ e PDK’së.

Kjo natyrisht shkoi në kosto të tjerëve. N.Latfi nga Gjilani jepte edukatë fizike, por nuk pati fuqi ta mbajë vendin e tij të punës. As përvoja pesëvjeçare nuk i doli në ndihmë. Atij i thanë se u lëviz pasi është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në vend të Latifit u pranua F.Jashari i cili ka pasur përvojë gjashtëmujore të punës, mirëpo që sidomos kishte anë të fortë faktin se qe i angazhuar në PDK.

Kandidati Faton Kastrati, po ashtu nga Gjilani,tregon se ai ka konkurruar në të gjitha shkollat e mesme e të larta për mësimdhënës të matematikës dhe teknologjisë informative, mirëpo, përkundër kritereve, nuk do të ketë nxënës për t’i mësuar.
“Sikur ta kisha një librezë të partisë ndoshta edhe e kisha gjetur një vend”, shprehet Kastrati.

Edhe grupi i këshilltarëve komunalë të LDK’së kanë shprehur shqetësim për pranimin e kuadrove mësimore duke thënë se edhe komisioni i rekrutimit ka qenë i jashtëligjshëm.

Arben Mehmeti, njëri prej këtyre këshilltarëve, ka thënë se parregullsitë dëmtojnë rëndë cilësinë e arsimit në komunë. “Konkursi ka pasur për qëllim rehatimin e simpatizantëve të Partisë Demokratike”, ka thënë Mehmeti duke e pranuar se edhe në kohën kur LDK’ja ka qeverisur me Gjilanin aty kanë pranuar simpatizantë partiakë.

Kryetari i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i cili ka qenë edhe drejtor i arsimit në komunën e Gjilanit, ka treguar se në kohën sa ai e ka gëzuar këtë post, ka pasur presion nga kryetari i komunës Qemajl Mustafa se kë ta pranojnë në punë.
“Ai kishte dërguar një urdhëresë për ta pranuar një kandidat në punë edhe përkundër që ai nuk i ka plotësuar kriteret”, tregoi Kurteshi.

Presione vazhduan edhe këtë vit. Si pasojë, drejtori aktual i arsimit Bujar Nevzati, menjëherë pas shpalljes së rezultateve për pranimin e mësimdhënësve, e ka paraqitur dorëheqjen, mirëpo atë nuk ia ka miratuar dega e PDK’së Gjilan. “Dorëheqjen nuk e miratoi as kryesia qendrore në Prishtinë”, tha Nevzati.

Por, kryetari i komisionit intervistues në Gjilan, Halim Vranovci, është i bindur që ky komision ka qenë shumë korrekt dhe se nuk ka pranuar dikë me intervenime.

Për të ilustruar se sa e lëkundshme është deklarata e Vranovcit, një rast edhe më interesant tregon se si anëtari i komisionit intervistues, Nagip Krasniqi, ka pranuar në punë në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoc i ulët nipin e vet, Elbasan Krasniqi, me përvojë pune gjashtëmujore dhe me notë mesatare 7.68 e nuk është pranuar mësimdhënësja Shqipe Haliti me përvojë të punës dyvjeçare dhe me notë mesatare 7.77. Edhe Krasniqi është PDK.

Kjo parti nuk është e vetmja që politizon arsimin pasi tashmë është bërë traditë që subjekti fitues i pushtetit në komunë të emërojë drejtorë dhe mësimdhënës të cilët janë anëtarë ose militantë të vetë.

Në qytetin e Pejës, e cila udhëhiqet nga AAK’ja, punësimet në shkolla bëhen në baza partiake sikur tjetërkund. “Në shkollat e Pejës edhe stafi teknik, edhe pastruesit, pranohen në baza partiake”, kështu thotë ish drejtoresha e shkollës fillore “Smajl Hajdari”, në Pejë, Agme Lajçi.

Lajçi thotë se e kanë larguar nga puna për shkak se nuk i takon subjektit politik AAK, madje edhe se zyrtarët komunalë të arsimit i kanë bërë ftesë që nëse dëshiron ta ketë një vend të punës të anëtarësohet në këtë parti.

N(M)ASHTë

Se ka politizim të mësimdhënësve në shkollat e Kosovës, e pranon edhe këshilltari politik i Ministrit të Arsimit, mirëpo, sipas tij, kjo dukuri është duke u shuar.

Këshilltari Ragip Gjoshi ka thënë se nga 23 mijë punëtorë arsimorë në tërë Kosovën, është e pamundur që dikush mos t’i takojë ndonjë subjekti politik.

Ndonëse ka mohuar se ministria po mbyllë sytë për të lejuar zgjedhjen e militantëve partiakë, ai ka thënë se ‘nëse dy kandidatë janë me pikë të njëjta, normalisht që ata të partisë janë të privilegjuar”.

Fenomeni është zinxhiror.

Drejtorët e shkollave janë edhe menaxherë të qendrave të votimit, siç është dëshmuar edhe në zgjedhjet e fundit në vend, prandaj partitë në pushtetin lokal emërojnë kryetarët e nëndegëve dhe aktivistët e tyre për të drejtuar shkollat.

Këta drejtorë ditën e zgjedhjeve ua ‘ruajnë’ më së miri votat.

Këshilltari Gjoshi insiston se po respektohen të gjitha udhëzimet administrative dhe ligjet në fuqi, por në disa shkolla të Gjakovës dhe të Malishevës ka drejtorë të cilët këtë post e mbajnë që nga viti 2000 ndërsa përgatitja e tyre shkollore është Shkolla e Lartë Pedagogjike dhe jo fakulteti.

ETIKETA

03 Tetor 2011 - 09:17

Edona Musa 03/10/2011 - 09:17
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Partizanët e Shkollave

by Gazeta JNK
NA NDIQNI