Lagja e Romëve, Mitrovicë. Foto: Kallxo.com

OKB Pengon Drejtësinë për Viktimat nga Helmimi me Plumb në Gjak

Kombet e Bashkuara nuk po marrin parasysh vetë këshillën e tyre për një ndjesë të qartë për një tragjedi që ishte vetë faj i tyre, duke dëmtuar seriozisht aftësinë për të ndaluar qeveritë në shkeljet e të drejtave të njeriut.

Dukej sikur do të arrihej më në fund drejtësia për viktimat e Kosovës të helmuar nga plumbi. Ish-zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Jan Eliasson mblodhi një takim në dhjetor të vitit 2016, pak para se ai dhe Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-mun po përgatiteshin t’i dorëzonin frerët një administratë të re të Kombeve të Bashkuara.

NDËRLIDHUR

Një investigim i Human Rights Watch tregoi ekspozimin afatgjatë ndaj plumbit në të cilin ishin ekspozuar banorët e kampit. Ndërsa OKB mbylli përfundimisht kampet, dëmi tashmë ishte bërë i parevokueshëm. Plumbi është shumë toksik dhe mund të dëmtojë funksionet neurologjike, biologjike dhe kognitive të trupit. Fëmijët dhe gratë shtatzëna janë sidomos shumë të ndjeshëm.

Sipas një raporti të seancës së dhjetorit 2016 të sapobotuar në New York Times, rezultati i takimit të Eliasson ishte një draft ndjese – një hap i parë drejt kompensimit për viktimat, të cilët ishim nga komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane të Kosovës. Drafti duket se ishte në frymën e një raporti të vetë Panelit Këshillues të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, i cili vitin e kaluar rekomandoi që UNMIK-u të paguante kompensim dhe të kërkonte ndjesë publike për viktimat dhe familjet e tyre.

Por muajin e kaluar, raportoi Times, kreu i ri i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, thirri një takim të nivelit të lartë në të cilën Zyra e Çështjeve Ligjore e Kombeve të Bashkuara rekomandoi të mos pranonte përgjegjësinë apo t’i paguante viktimave kompensime individuale, edhe pse ishte e qartë që tragjedia ishte faj i Kombeve të Bashkuara.

Duke refuzuar të pranonte vetë abuzimet e tyre, Kombet e Bashkuara cënojnë seriozisht aftësinë e tyre për të ndalojnë qeveritë për shkeljet e tyre të të drejtave të njeriut. Kjo është sidomos e vërtetë nëse marrim në konsideratë se vetë gjykata e Kombeve të Bashkuara i këshilloi ata qartazi për gjënë e duhur që duhet të bënin.

Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara Stephane Dujarriç tha për The Times se diskutimet po vazhdonin dhe se Guterres do të marrë “shumë shpejt” një vendim. Viktimat në këtë rast duan që Kombet e Bashkuara të ndjekin këshillën e gjykatës së tyre dhe pagesa e tyre e vonuar për kompensim individual nuk mund të vijë mjaftueshëm shpejt.

 

Louis Charbonneau është drejtori i Kombeve të Bashkuara në Human Rights Watch.

Opinionet e shprehura në sektorin e komenteve janë thjesht ato të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e BIRN.

20 Prill 2017 - 22:04

Louis Charbonneau, Nju Jork 20/04/2017 - 22:04
NDËRVEPRIMI0

OKB Pengon Drejtësinë për Viktimat nga Helmimi me Plumb në Gjak

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend