Nuk Ka Qëndrim të Paanshëm

Policia ndërkohë thotë se vetëm po e kryente detyrën e saj duke punuar “për sigurinë e qytetarëve, pavarësisht se a i pëlqen kjo dikujt apo jo”.

Çfarë të them? Që moti e kam ditur se institucionet shtetërore në këtë shtet janë thellësisht të politizuara. Por kurrë nuk e kam kuptuar se si politika ka përshkruar shoqërinë tonë gjersa fillova të ekzaminoj botën e organizatave jo-qeveritare, ose OJQ-ve.

Gjithmonë kam menduar se këso organizatash ishin këtu për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe për të avokuar në emër të tyre për një shoqëri më të mirë.

Së voni, opinioni im ka ndryshuar. Kam parë pa numër raste të interesave politike të maskuara si si ojq vendore ose ndërkombëtare. Shumë prej tyre duket se punojnë për kauza partizane. Idealistët e pakët në sektor vazhdojnë të izolohen.  

“Çdo projekt që bëj, çfarëdo që bëj, ndjehem si tradhtar”, një punonjës i ojq-je më tha në një konferencë këto ditë. “Shokët e mi kanë humbur vendet e punës dhe shtëpitë sepse kanë luftuar për atë që kanë besuar”.

Shoqëria jonë e polarizuar politike nuk beson më në të drejtën që të ngrihesh dhe të qëndrosh prapa opinionit tënd. Ose je me ta, ose je kundër tyre. Nuk ka qëndrim të paanshëm.