Në Shtëpi në Hoçë të Madhe

Nëse po, kam një lajm të mirë. Njëri prej vendeve të preferuar për bujtje në Kosovë për mua tash ka qasje më të lehtë. Më pëlqen shumë projekti i Trashëgimisë Kulturore Pa Kufij (Cultural Heritage Without Borders – CHWB) që ka mbështetur  shtëpitë tradicionale në fshatin e mahnitshëm të Hoçës së Madhe për ta zhvilluar dhe mirëpritur mysafirë. 

Megjithatë, për një kohë të gjatë ka qenë një sekret i ruajtur mirë. 

Si diçka e paarritshme, njerëzit kanë hyrë në internet duke kërkuar foto që e tregojnë këtë vend të bukur në mes të rajonit të Kosovës, i njohur për verë e me 13 kisha, disa prej tyre që janë themeluar në shekullin e dymbëdhjetë.  Ndonjëherë mund të shihet një shishe raki në raft të një shtëpie në Prishtinë, me një kryq druri të zënë pamundësisht brenda, dhe mund të kuptohet që pronari ka shkuar në Hoçë të Madhe. Njerëzit përmendin “Dhomën e Jerusalemit” por nuk kanë shpjeguar për çka është fjala.

Fundi i mistikës është larg deri te vetëm disa kopje të broshurës që kanë hollësitë për akomodim e që gjenden në qarkullim. Si filmat pirat, ka pasur disa versione të paqarta e të fotokopjuara që kanë kaluar prej dorës së një udhëtari te një tjetër, por nëse nuk ke njofsi me dikë që e njeh dikë… Hoça e Madhe ka mbetur gati e panjohur dhe e vështirë të gjendet.

Faktikisht është vetëm rreth 20km prej Prizrenit dhe është rrugë e lehtë prej kryeqytetit. Këtë javë zbulova që informacioni se ku me bujt kur të arrish në fshat tash është i disponueshëm në internet! Nuk është më një vend pushim ekskluziv – të gjithë mund të qëndrojnë atje, në njërën prej katër shtëpive që janë përgatitur për mysafirë. 

Broshura e bukur me informacione dhe foto për akomodim mund të shkarkohet prej webfaqes së Trashëgimisë Kulturore pa Kufij në http://www.chwb.org/kosovo (shiko poshtë në anën e djathtë) dhe mundesh edhe me lexu për arkitekturën e mrekullueshme (tu përfshi vreshtën e manastirit të Deçanit), llojllojshmërinë e stileve të shtëpive që mirëpresin mysafirë, bashkë me numra telefoni (mirë me pas dikë që din gjuhën serbe për me ba rezervim). Të gjitha katër shtëpitë prej projektit të CHWB-së janë të ndërtuara para më shumë se 100 vitesh, por shtëpia e familjes Spasiç është ndoshta më luksozja, dhe ka këtë dhomë të ashtuquajtur, “e Jerusalemit” që mban ikonën e familjes, që e kanë marrë prej pelegrinazhit në Jerusalem.

Me bashkudhëtarë të tjerë, kemi provuar dy prej shtëpive në Hoçën e Madhe dhe ne jemi ndjerë të mirëseardhur. Me çmime të arsyeshme, ushqim të mirë të shtëpisë dhe ndonjëherë mikpritje të tepërt (s’besoj që mund të ikësh mbas vetëm një gotë rakie), një fundjavë në Hoçën e Madhe është një kënaqësi. Pse të ikësh prej Kosovës për fundjavë kur mundesh me kursye kohë në kerr si dhe naftë, dhe mundesh me kontribue diçka në ekonominë e Kosovës. Mundesh ti me qenë në një oborr me hardhi, tu pi verë vendore, në kohë kur kolegët as nuk kanë arritur në kufi.

Elizabeth Gowing është bashkëthemeluese e OJQ-së vendore The Ideas Partnership, që shfrytëzon fuqinë e vullnetarëve për të luftuar sfidat në edukim, trashëgiminë kulturore dhe mjedis. Gjithashtu është autorja e ‘Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo’ (Signal Books, 2011). Mund të kontaktohet në [email protected]