PTK - Foto: KALLXO.com

Ndërhyrja e Dyshimtë e Qeverisë në Përzgjedhjen e Bordit të Telekomit

18 emra i janë rekomanduar Qeverisë për anëtaret e Bordit të Telekomit, prej të cilëve qeveria do t’i zgjedh sot vetëm 6 prej tyre për të qenë në bord. Bordi i PTK-së është jofunksional që nga dhjetori i vitit 2016. Propozimi fillestar i komisioni vlerësues dhe ambasada britanike kanë qenë vetëm me nga 12 persona në listë, pra dy propozime për një vend. Mirëpo, në ndërkohë, në rrethana ende të pasqaruara, listës i janë shtuar edhe 6 emra. Gazeta Jeta në Kosovë i ka emrat që janë shtuar në ndërkohë, e të cilët fillimisht nuk kishin marrë pikë të mjaftueshme as për të qenë në listën e ngushtë.

Gazeta merr vesh që në listë janë shtuar: Naser Rusinovci, Flamur Keqa, Rafet Jashari, Valdrin Kasumaj, Shkelzen Ibrahimi dhe Skender Hoti.

Pas intervistave që kanë përfunduar më 17 mars, në media dolën 12 emrat e propozuar nga Komisioni vlerësues. Gazeta JNK kishte pyetur kryetarin e komisionit, Arben Çitakun më 20 mars nëse ata ia kanë dorëzuar ZKM-së listën, por ai I ka thënë gazetës së duhet të drejtohemi sekretarisë në Zyrën e Kryeministrit rreth informacioneve për anëtarët e bordit të Telekomit. Gazeta më pas ka pyetur qeverinë, por në të njëjtën ditë ata na kanë thënë që çështja  ende është në procedurë.

JNK ka dërguar edhe dy herë email gjatë kësaj jave në ekzekutiv, por nuk ka marrë përgjigje.

Ditën që përfunduan intervistat në media dolën 12 emrat e propozuar nga komisioni qeveritar: Fidel Krasniqi; Besa Shatri Berisha; Enis Berisha; Sead Ujkani; Arsim Gosalci; Muhamet Spahiu; Armend Osaj; Osman Ejupi; Qemajl Ahmeti; Kujtim Xhelili; Suzana Andjelkovic dhe Genc Rraci. Ndërsa, Gazeta ka marrë vesh që kësaj liste i janë shtuar edhe 6 emra tjerë: Naser Rusinovci; Flamur Keqa; Rafet Jashari; Valdrin Kasumaj; Shkelzen Ibrahimi dhe Skender Hoti.

Me vendim të Qeverisë në nëntor të vitit të kaluar është caktuar Komisioni Rekomandues  prej 7 anëtarëve që t’I rekomandojë Qeverisë kandidatët për drejtor në Bordin e Telekomit të Kosovës: Arben Citaku – Kryesues dhe anëtarët Veton Firzi, Artan Berisha, Rozafa Ukimeraj, Nebih Shatri, Kujtim Gashi dhe Driton Balaj.

Gazeta ka kontaktuar sot kryesuesin e komisionit Arben Citakun për t’a pyetur se si janë shtuar këta emra por ai nuk I është përgjigjur thirrjeve tona.

Përveç dallimit në numrin e propozuar të kandidatëve, Komisioni nuk janë njëzëri me britanikët as në renditjen e kandidatëve.

Emrat e Qeverisë:

  1. Fidel Krasniqi
  2. Besa Shatri Berisha
  3. Enis Berisha
  4. Sead Ujkani
  5. Arsim Gosalci
  6. Muhamet Spahiu
  7. Armend Osaj
  8. Osman Ejupi
  9. Qemajl Ahmeti
  10. Kujtim Xhelili
  11. Suzana Andjelkovic
  12. Genc Rraci

Emrat e shtuar të Qeverisë:

  1. Naser Rusinovci
  2. Flamur Keqa
  3. Rafet Jashari
  4. Valdrin Kasumaj
  5. Shkelzen Ibrahimi
  6. Skender Hoti

Emrat e Britanikëve:

  1. Fidel Krasniqi
  2. Enis Berisha
  3. Muhamet Spahiu
  4. Besa Shatri Berisha
  5. Naser Rusinovci
  6. Arsim Gosalci
  7. Flamur Keqa
  8. Qemajl Ahmeti
  9. Sead Ujkani
  10. Ramadan Sejdiu
  11. Armend Osaj
  12. Shaqir Rexhepi

Prej muajit dhjetor të vitit 2016, Telekomi i Kosovës është pa Bord të Drejtorëve.