Mos m’braktis

Mos m’braktis t’lutem
O shpresa jem e tretun!
Se përveç teje
Gja tjetër s’më ka mbetun.
S’më ka mbetë as lot n’sy;
Gjithçka m’asht tretë
M’asht ba hi!
As hijen tem, ma nuk e gjej dot!
Çdo përpjekje m’duket e kotë.
Emnin tem,
Kam nisë me e harru
Edhe kujtesa shtrigë
Ka nisë me m’tradhëtu!
T’lutem mos m’braktis,
E dashtuna ime shpresë
M’ndihmo t’shpëtoj
Se pa ty, dot s’jetoj!