Ilustrim

Mos Leni që Ngjyra ta Ndyjë Mjedisin

M’u dha një mikpritje miqësore (me një anglishte shumë të bukur), ndërsa që karikatorin e ngjyrës së printerit që kisha në dorë ma morën me shpejtësi. Por ajo nuk u hodh në mbeturina – jo sikur të gjitha ngjyrat tjetra të printerit që kam hedhur gjatë jetës sime (më kapin dridhje kur mendoj për ato grumbuj të plastikës që do të mbesin përkujtimore e printimit të panevojshëm të bërë në tre dekadat e fundit).

Përkundrazi, karikatori i ngjyrës së printerit po dërgohej për rimbushje gjersa unë prisja dhe po zhvilloja një bisedë të lehtë ca-minutëshe me menaxherin e Ink Station (dyqanit të ngjyrës).

E përgëzova për biznesin e tij – sepse ofron shërbim shumë të mirë duke marrë parasysh se çmimet (që dallojnë nga modeli në model) e mbushjes së ngjyrës janë shumë më të arsyeshme krahasuar me çmimin e blerjës së ngjyrës së re. Dhe patjetër që e dua edhe dobinë mjedisore, duke kursyer gjithë ata fishekë ngjyre e duke mos lënë të përfundojnë në djegie apo groposje.

Doni të dini se për sa karikatorë bëhet fjalë? Tani jeni duke menduar për atë se sa herë do t’i binte botës përreth një litar i bërë nga karikatorë printeri, apo jo? Atëherë, më është thënë se vetëm në SHBA, mbi 375 milionë tonerë dhe karikatorë ngjyre të harxhuar hudhen në mbeturina çdo vit. Siç duket, nëse i lidhim skaj më skaj këta karikatorë atëherë litari i formuar do të përshkonte botën tre herë përreth.

Ngufatja e deponive të mbeturinave nuk është problemi i vetëm që karikatorët e  ngjyrës shkaktojnë. Edhe prodhimi i tyre kërkon harxhim intenziv energjie: katër litra petroleum digjen për t’u prodhuar një toner printeri.

Por e gjithë kjo është e panevojshme. Fishekët e ngjyrës së printerit, në raste ekstreme mund të rimbushen deri në 15 herë para se t’u vijë fundi (ndonëse zakonisht mund të menaxhohen 5 deri 7 rimbushje). Kjo paraqet biznes të mirë për Ink Station (dhe kursim të mirë për mua), si dhe i ndihmon deri diku menaxhimit të problemit të deponive.

Sidoqoftë, në qoftë se jeni person që shportën e mbeturinave e shikoni si gjysmë të mbushur dhe jo gjysmë të zbrazur, atëherë gjithsesi se ky litar karikatorësh printeri, që mund t’i sillet botës tre herë përreth do të shkurtohet aq sa për një gjysmërreth rreth botës; dekorimi i planetit tonë me këtë qafore mbeturinash nuk është asgjë për t’u krenuar. Reduktimi i këtij lloji të mbeturinave nuk ka të bëjë vetëm me rimbushje të karikatorëve të ngjyrës; ne duhet në radhë të parë të mendojmë edhe për përdorimin e lëndës së ngjyrës (bojës).

Përkundër politikës së Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian, ECLO si dhe rregullash të tjera të cilat kërkojnë që broshurat të kenë ballinë një ngjyrëshe, është praktikë e mirë mjedisore (si dhe jetesë më e leverdishme) që botimet/vizitkartat/broshurat etj të shtypen në prapavijë të bardhë në vend se të shtypet tekst i bardhë mbi ngjyrë të plotë.

Implikimet mjedisore të dizajnit nuk kufizohen në shtypin e parë të një broshure – vendimi lidhur me baraspeshën mes hapësirës së bardhë dhe pjesës me ngjyrë ka implikime për çdo kopje pasuese të produktit, madje edhe në printimin e dokumenteve pdf në printerë tjerë që mund të jenë ndryshe nga prodhimi i parë.

Natyrisht se të gjithë mund të jemi më të kujdesshëm rreth sasisë së asaj që printojmë – për shembull, të mendojmë dy herë lidhur me atë se a është e nevojshme të printohet një email vetëm sa për të marrë një copëz informate që gjendet në të, kur atë mund ta shkruajmë diku tjetër. Këto vendime ndikojnë jo vetëm në sasinë e letrës dhe rrymës që zyrat tona harxhojnë, por edhe numrin e ngjyrave të printerit që duhet të blejmë, si dhe ato katër litrat e karburantit që digjen çdo moment.

Atëherë, sado i dobishëm që mendoni se është ky artikull, mos e printoni atë vetëm sa për informatat e Ink Station. Shënoni ato në një copëz letre të çfarëdoshme: Ink Station, [email protected] tek Bulevardi Bill Klinton – në të djathtë të rrugës që të nxjerr prej qytetit, aq afër shtatores së Billit saqë të besoni se ai në fakt i bën me dorë këtij dyqani.

Elizabeth Gowing është themeluese e The Ideas Partnership (Partneriteti i Ideve), OJQ kosovare që punon me projekte edukative, kulturore dhe mjedisore. Mund ta kontaktoni në [email protected].