Shqiptarët kërkojnë azil brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Foto: Lothar Parzeller

Mësymja e Ambasadës Gjermane nga Shqiptarët në Vitin 1990 Përmes Objektivit të Diplomatit Lothar Parzeller (Foto)

Ngjarjet e atij muaji jo vetëm shokuan establishmentin, por shënuan fillimin e asaj që u bë një eksod i vazhdueshëm që atëherë, teksa shumë shqiptarë vazhdojnë të jenë në kërkim të një jete më të mirë. Këto foto janë shkrepur nga Lothar Parzeller, një diplomat gjerman që punonte në ambasadën e Tiranës në atë kohë.

Shqiptarët kërkojnë azil brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Foto: Lothar Parzeller

 

Rreth 3,172 shqiptarë hynë në ambasadën gjermane më 13 korrik 1990, të dëshpëruar për t’i shpëtuar regjimit komunist brutal. Foto: Lothar Parzeller
Stafi i ambasadës ofroi ndihmë për ata që kërkuan azil ndërsa mbetën të izoluar në ambasadë gjatë ditëve në vijim. Foto: Lothar Parzeller
Mijëra njerëz mësynë në ambasadën gjermane pasi një burrë që ngiste një kamion Liaz shkatërroi murin e pasmë, duke krijuar një të çarë nga ku njerëzit mund të ngjiteshin. Foto: Lothar Parzeller
Kamioni Liaz në kopshtin e ambasadës gjermane në TIranë. Foto: Lothar Parzeller
Familjarët dhe miqtë e atyre që hynë në ambasadat perëndimore u përballën me mundësi hakmarrjeje nga regjimi. Foto: Lothar Parzeller
Autoritetet e ambasadës duke mbledhur pasaportat e atyre që të dëshpëruar po përgatiteshin për t’u larguar nga vendi. Foto: Lothar Parzeller