Maratonë e Fëmijëve për Nder të 4 Korrikut (TV)

 “Në ditën kur kremtojmë ditën e  pavarësisë së SHBA-ve, shtetit që ka kontribuar shumë për vendin tonë, dëshirojmë t’ju mësojmë dhe juve fëmijëve që të vazhdoni me kremtimin e një tradite të tillë”- tha Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë.

Këtë aktivitet e përgëzoi edhe Veton Firzi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë për Kulturë, Sport dhe Rini,.

“Mendoj se në mesin tuaj ka talente të cilët do të rriten dhe do të bëhen kampionë e ne do të na bëjnë krenar, ashtu si na bën krenar Majlinda Kelmendi.”- tha ai.

Fillimisht performuan duke kënduar disa këngë grupi “Xixëllonjat”, e mandej u fillua me maratonën e cila ishte dhe epiqendra e gjithë këtij aktivitetit.

Kështu fëmijët të klasifikuar në katër grupe garuan mes veti dhe në fund prej katër grupeve, tri vendet e para u shpërblyen me medalje si dhe mirënjohje për pjesëmarrje.