“Lobuesi Sekret” i Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme bëri përpjekje për të mbajtur marrëveshjen e saj 600,000 dollarëshe njëvjeçare me lobistët në Washington në mënyrë sekrete, zbulon Gazeta Jeta në Kosovë.

Ministria kishte tentuar për të shmangur zbulimin e çdo informacioni për publikun, duke i argumentuar Agjencisë Publike të Prokurimit se publiciteti mund të pengojë punën e lobistëve të kompanisë Patton Boggs.

NDËRLIDHUR

Ajo bëri këtë argumentim përkundër faktit se lobistët në Shtetet e Bashkuara janë të detyruar të bëjnë publike të gjitha marrëveshjet e tyre që kanë me qeveritë e huaja.

Në fakt, detaje të kontratës mes Patton Boggs dhe ministrisë janë të publikuara në internet që kërkohet me ligj në SHBA, dhe mund të gjenden në faqen e internetit të Foreign Agents Registration Act, www.fara.gov.

Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar gjithashtu se kryeministri Hashim Thaçi u takua me këshilltarin e çështjeve të jashtme të Patton Boggs, Frank Wisner, në SHBA vetëm dy muaj para se Thaçi të ketë vënë marrëveshje me lobistët para kabinetit të tij, për herë të parë në shtator 2010.

Qeveria u detyrua më pas të anulojë këtë vendim, pasi u zbulua se nuk kanë ndjekur asnjë procedurë të prokurimit publik para se të nënshkruajë marrëveshjen.

Në korrik, Ministria e Punëve të Jashtme ka ringjallur kontratën dhe kërkoi dritën e gjelbër nga ish Agjencia e Prokurimit Publik për të nisur një tender sekret një burimor për të punësuar Patton Boggs’in.

Qeveria ishte e obliguar për të justifikuar tek agjencia se pse ajo ka planifikuar për të kryej një tender një burimor në fshehtësi.

Më 21 korrik, ministria, në emër të Nagip Skenderit, Sekretarit të Përgjithshëm, i shpjegoi Agjencisë së Prokurimit se kanë zgjedhur procedurën për tender një burimor dhe të mbetet sekret “pasi që natyra e punës që kjo kompani do të kryejë për Republikën e Kosovës është e një natyre konfidenciale dhe nuk mund të dal në publik “.

Skenderi shpjegoi gjithashtu se Patton Boggs mund të ndihmojë Kosovën vetëm nëse vepron në fshehtësi “përndryshe nuk mund të kryej punët dhe nuk mund të ofrojë rezultatet e premtuara”.

Megjithatë, të gjitha detajet e kësaj marrëveshjeje mund të gjinden online duke klikuar këtu http://www.fara.gov/docs/2165-Exhibit-AB-20110831-33.pdf.

MPJ dhe Patton Boggs kanë nënshkruar një kontratë një-vjeçare më 29 gusht me vlerë prej $ 600,000.

Kompania do të jetë e angazhuar në “nxitjen e investimeve dhe mundësitë tregtare për Kosovën, si dhe për të mbledhur fonde nga programet e ndihmës së huaj”.

Këshilltari i çështjeve të jashtme në Patton Boggs është Frank Wisner. Ish sekretari amerikan i shtetit nën presidencën e George Bush, ishte emëruar nga Condoleezza Rice si përfaqësues i veçantë i SHBA-së për bisedime për statusin e Kosovës në vitin 2005, ku ai luajti një rol vendimtar në bisedimet për pavarësinë e Kosovës.

Wisner dhe Thaçi ishin takuar në Shtetet e Bashkuara në korrik 2010. Sipas një deklarate për shtyp ata diskutuan “zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe të arriturat deri më tani nga institucionet e Kosovës”.

Kjo është hera e dytë që qeveria e Kosovës ka nisur këtë tender, kur në shtator 2010 kabineti qeveritar votoi për të punësuar Patton Boggs në një shumë prej 50.000 dollarë në muaj, apo 38.000 €.

Kabineti u detyrua atëherë të anulojë vendimin në takimin e ardhshëm në nëntor. Kjo pasoi pas publikimit nga gazeta simotër Prishtina Insight se veprimi duket të ketë shkelur ligjin për prokurimin publik, pasi që Patton Boggs ishte zgjedhur nga kabineti për të bërë këtë punë.

ETIKETA

09 Nëntor 2011 - 16:37

Petrit Çollaku 09/11/2011 - 16:37
NDËRVEPRIMI0