Foto: Valdrin Xhemaj/EPA

Ligji për FSK Shton Përçarjen në Koalicionin PDK- LDK

Veprimi i Presidentit Hashim Thaçi për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, FSK-në, në një ushtri me të drejta të plota – pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare – mund të shënojë fundin e qeverisë së koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, LDK.

Ndërsa PDK-ja ka mbështetur iniciativën e Thaçit, të ish liderit të saj, zyrtarët e LDK-së, duke përfshirë edhe liderin e partisë, kryeministri Isa Mustafa, kanë kundërshtuar transformimin e FSK-së pa pëlqimin paraprak të NATO-s dhe SHBA-së.

Mosmarrëveshjet mbi FSK-së duket se kanë thelluar të çarën ekzistuese midis dy ish partive rivale, të cilët e kanë ruajtur koalicionin e tyre që nga fundi i vitit 2014, pavarësisht pakënaqësive të ndryshme të mëdha.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2014, LDK-ja ka akuzuar PDK-në për “kapjen e shtetit”, por, më e rëndësishmja, ajo ka akuzuar PDK-në për orkestrimin e dhunës politike pas luftës kundër aktivistëve të LDK-së.

Ajo në mënyrë të përsëritur u zotua që të mos hyjë më kurrë në koalicion qeveritar me PDK-në.

PDK-ja mbeti e heshtur në lidhje me këto akuza duke bërë një marrëveshje të mbështetur ndërkombëtarisht për koalicion në mes të dy palëve, i siguroi vetes një mandat të tretë pas pavarësisë, sipas të cilës kreu i saj, Thaçi, u zgjodh president i Kosovës në vitin 2016.

Deputetët e LDK-së e mbështetën zgjedhjen e atëherë zëvendëskryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si kryetar i kuvendit, në këmbim që lideri i tyre, Mustafa të bëhet kryeministër.

Organizata e inteligjencës së Veselit, Shërbimi Informativ Kombëtar, SHIK, ka qenë struktura e inteligjencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktive deri në vitin 2008, LDK në media shpesh ka akuzuar atë për vrasjen e aktivistëve të saj.

Rreth 100 aktivistë të LDK-së, zyrtarë dhe mbështetës të shquar janë rrëmbyer, vrarë ose plagosur në mes të viteve 1998 dhe 2001.

Këto përfshijnë tentim vrasjen e anëtarit të presidencës së LDK-së Sabri Hamiti në vitin 1998 dhe vrasjen e kreut të informimit publik të LDK-së, Enver Maloku, në vitin 1999.

Ahmet Krasniqi, ministër i mbrojtjes në qeverinë e Ibrahim Rugovës në ekzil, u qëllua për vdekje në Tiranë, Shqipëri, në vitin 1998.

Pas luftës, disa anëtarë të lartë të UÇK-së, besnikë të Rugovës dhe disa prej aleatëve të tij më të ngushtë u vranë ose patën tentativa për vrasje.

Aty përfshihen Ekrem Rexha, i njohur si “Komandant Drini”, Tahir Zemaj, ish-deputeti Smajl Hajdaraj, kreu degës së LDK në Istog, Shaban Manaj, dhe miku i afërt i Rugovës, Xhemajl Mustafa.

Fetah Rudi, ish-kreu i LDK-së në Malishevë, u qëllua menjëherë pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000 dhe që nga atëherë ka mbetur i paralizuar.

Ndërsa interesi përbashkët për të pasur pushtetin i bindi edhe PDK-në dhe LDK-në për t’i lënë mënjanë armiqësitë e tyre, tensioni në marrëdhëniet e tyre u reflektua në faktin se koalicioni qeverisës, i cili kontrollon mbi 90 nga 120 vende në Kuvendin e Kosovës, ka dështuar për të kaluar në një numër të çështjeve kyçe.

Këto përfshijnë zbatimin e marrëveshjes e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, formimin e asociacionit e komunave me shumicë serbe dhe privatizimin e qendrës së skijimit në Brezovicë.

Të gjitha këto çështje, si dhe tensionet në rritje me Serbinë, kanë ndihmuar për të shkundur koalicionin.

Afrimi i aktakuzave të para nga Gjykata Speciale në Hagë, për krimet e luftës të kryera gjatë dhe pas luftës për pavarësi në Kosovë, i njoftuar për këtë pranverë, ka ndikuar gjithashtu në ftohjen e marrëdhënieve brenda koalicionit qeverisës.

Vetë koalicioni tani gjendet në vështirësi, nganjëherë në situatë absurde.

Lideri i PDK-së, Veseli ka qenë në mënyrë efektive i angazhuar në një fushatë zgjedhore që nga vjeshta e kaluar, shpesh duke u shfaqur në ngjarje publike, të tilla si “turneu për të dëgjuar” i tij në tërë Kosovën.

Ai kohët e fundit njoftoi për “platformën për Kosovën”, të cilën Konventa e PDK-së pritet ta miratojë më vonë në mars.

E gjithë kjo sugjeron se PDK-ja se ndoshta nuk dëshiron që qeveria aktuale të mbijetojë deri në fund të mandatit të tij në qershor të vitit 2018.

Nisma e fundit e Thaçit për transformimin e FSK-së, e nisur në kundërshtim të kërkesave nga ana e SHBA-së dhe NATO-s për të mos marrë asnjë vendim të njëanshëm për të krijuar një ushtri, i ka dhënë edhe LDK-së një mundësi për të goditur nga prapa.

Kundërshtimi i LDK-së për nismën e Thaçit ka për qëllim për t’i treguar SHBA-së se LDK-ja është partneri i tij më i besueshëm në Kosovë.

Ajo gjithashtu i ka dhënë LDK-së një mundësi të distancohet nga PDK-ja para se Gjykata Speciale të lëshojë paditë e saj të para.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, i cili ka qenë një nga kundërshtarët më të fortë të koalicionit me PDK-në, javën e kaluar e quajti nismën e Thaçit për ushtrinë, dhe kundërshtimin e komunitetit ndërkombëtar, një përpjekje për të penguar punën e Gjykatës Speciale dhe për të shmangur një aktakuzë të mundshme kundër tij dhe zyrtarëve të tjerë të PDK-së.

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, kryetari i një prej fortesave të fundit të LDK-së në Podujevë, në një takim të kohëve të fundit të partisë në ndërkohë tha se çdo vrasje politike në Kosovë duhet të zbulohet nga gjyqësori, duke shtuar se PDK-ja ka “ndjerë presion sa herë që vrasjet politike janë përmendur”.

Në përgjigje, PDK-ja në Podujevë akuzoi Veliun dhe LDK-në se po i “përdorin vrasjet politike” për të fituar votat dhe për të manipuluar njerëzit. Ai gjithashtu pretendoi se LDK-ja kishte “frikë për të krijuar ushtrinë”, duke iu referuar kundërshtimit të tij ndaj iniciativës së Thaçit.

Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa tha se fokusi i LDK-së ka mbetur në “t’i fitojmë zgjedhjet lokale”, gjatë nëntorit të vitit 2017, “në Prishtinë dhe komunat tjera”.

Në këtë fushatë parazgjedhore, e cila ka filluar herët, por tashmë është duke u nxehur, referencat e LDK-së për vrasjet politike janë duke u interpretuar si një taktikë që të distancohen nga PDK-ja dhe të bëhen gati për një raund tjetër të zgjedhjeve.

Vazhdimi i koalicionit me PDK-në dhe votat e LDK-së për zgjedhjen e Veselit dhe Thaçit, megjithatë, ngritën dyshime në mesin e publikut në lidhje me sinqeritetin e disa deklaratave të LDK-së.

Edhe të afërmit e disa prej zyrtarëve të vrarë të LDK-së kanë kundërshtuar referencat e fundit e udhëheqësve të LDK-së për ta.

Kastriot Imeri, biri i Haki Imerit, një zyrtar i LDK-së në Skenderaj, i vrarë me 2 nëntor të vitit 1999, i ka quajtur ankesat e liderëve të LDK-së për të zgjidhur vrasjet një ” fushatë anti-kombëtare, të pistë dhe të përgjakshme”.

Sipas portalit Insajderi, edhe bijtë e Ismail Berbatovcit, i cili u zhduk në korrik të vitit 1998 dhe Beriane Mustafa, e bija e Xhemajl Mustafës, bashkëpunëtor i afërt i Rugovës, themeluesit të LDK-së, i cili u vra më 23 nëntor, 2000, në shkallët e hyrjes së pallatit të tij, janë ankuar për këtë fushatë.

Ndërsa Isa Mustafa dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë insistuar se qeveria aktuale do të përfundojë mandatin e vet në vitin 2018, ndërsa PDK-ja nuk e ka thënë ende se kërkon zgjedhje të parakohshme, është e vështirë për të parë se koalicioni mund të mbetet funksional dhe do të rezistojë nëse palët në të haptazi kanë sfiduar dhe të minuar autoritetin dhe imazhin e njëri-tjetrit.

Marrëdhëniet aktuale mes PDK-së dhe LDK-së sfidojnë madje edhe logjikën e komformitetit të pastër, e cila ka qenë baza mbi të cilën këto dy parti kanë formuar qeverinë e tanishme.

Me vazhdimin dhe thellimin e tensioneve politike në koalicion, çfarë mbetet për t’u parë tani është se si deputetët e LDK-së reagojnë ndaj iniciativës së FSK-së së Thaçit – veçanërisht në qoftë se nuk lëshohen padi kundër zyrtarëve të lartë të PDK-së nga Gjykata Speciale para se kjo iniciativë të shkoj në Kuvend.

Arben Qirezi eshte PhD nga Prishtina dhe lektor në politikë.

Opinionet e shprehura në seksionin e komenteve janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN.