Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Libia Mund ta Njohë Kosovën

Beogradi mund të paguajë një çmim për shkak të qëndrimit neutral të tij ndaj kryengritjes në Libi, duke përfshirë mundësinë e njohjes së Kosovës nga regjimi i ri, si dhe për shkak të lidhjeve të kahmotshme të saj me regjimin e diktatorit tanimë të rrëzuar, Muammar Gaddafi.

Tifozët serbë të Muammar Gaddafit të veshur sërish në veshje të gjelbër në nder të ngjyrave të flamurit të Libisë gadafiane, më 3 shtator treguan mbështetjen e tyre për diktatorin në rënie.

NDËRLIDHUR

Kjo vjen në kohën kur në mbarë botën po valon flamuri kuq-zi-gjelbër i kryengritësve Libianë të Këshillit Kombëtar të Përkohshëm me seli në Bengazi, duke festuar rënien e Gadfafit pas një kryengritjeje gjashtëmuajshe.
Flamuri i këshillit kombëtar të përkohshëm u ngrit mbi ambasadën e Libisë në Beograd më 21 gusht. Katër ditë më vonë, pas disa muajsh neutraliteti ndaj kryengritjes, Serbia njohu Këshillin Kombëtar të Përkohshëm si përfaqësues legjitim të popullit të Libisë.
Ndërkohë që Beogradi po lufton për t’iu përshtatur ndryshimit ushtarak në Libi, ka mendime të ndara sa i përket mundësisë që lidhjet e mëparshme të mira ekonomike, diplomatike dhe ushtarake me regjimin e Gaddafit do të ndikojnë në marrëdhëniet bilaterale.
Optimistët shpresojnë që marrëveshjet afariste, të cilat u ndalën gjatë kryengritjes, do të rifillojnë.

Por bashkëpunimi i mëtutjeshëm diplomatik, ushtarak dhe ekonomik mes dy vendeve mbetet në dyshim, dhe e ardhmja e tyre varet nëse regjimi i ri mban inat lidhur me qëndrimin neutral të Beogradit gjatë kryengritjes, si dhe për shkak të lidhjeve të saj me Gadafin.

Në fakt, lidhjet e forta në mes ish-Jugosllavisë dhe Libisë datojnë që para grusht-shtetit  të Gadafit kundër mbretit Idris, në vitin 1969. Këto dyja filluan miqësimin në vitin 1956, kur udhëheqësi i atëhershëm i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, ndihmoi në themelimin e Lëvizjes së Pa-inkuadrimit, si një orientim për vendet që nuk donin të bashkoheshin me Rusinë sovjetike apo blloqet politike e ushtarake të udhëhequra nga SHBA.

Jugosllavia dhe Libia u bën partnerë më të afërt afaristë dhe ushtarakë, pasi që Gaddafi përmbysi monarkinë e Libisë dhe marrëdhëniet u zhvilluan edhe më tej gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur Jugosllavia u  shpërbë.

Gaddafi mbështeti Serbinë fuqishëm në konfliktin që pasoi, duke zhvilluar lidhje të ngushtë personale me të fuqishmin Slobodan Milosevic.
Libia u bë vendi i parë që i dërgoi ndihmë financiare Serbisë, pas fushatës së bombardimit të saj në vitin 1999 nga ana e NATO’s lidhur me Kosovën. Libia ishte i vetmi vend arab që publikisht kritikoi këtë veprim të NATO’s, i cili u krye në mbrojtje të popullsisë kryesisht myslimane të Kosovës.
Këto lidhje kanë mbetur në fuqi edhe pas rënies së Milosevicit në vitin 2000. Një pasojë nga kjo ishte refuzimi kategorik i Libisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, të shpallur në vitin 2008.

Përpjekjet e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, që udhëtoi bashkë me 50 studentë të Universitetit Amerikan të Kosovës në vitin 2010, për t’a joshur Gadafin që të njohë Kosovën, ranë në ujë.
Gjatë muajve të përleshjeve të armatosura në Libi, Beogradi nuk tha asnjë fjalë ose kritikë ndaj forcave të Gaddafit dhe aktet e represionit.
 
Në ndërkohë, shumë serbë janë akoma mjaft të zëshëm në përkrahjen e tyre për njeriun që ata e shohin si aleat të madh kundër ndërhyrjes Perëndimore.

Në internet, mbështetja e Serbisë për “Vëlla Gaddafin ” është shumë e fortë, dhe televizioni shtetëror i Gaddafit rregullisht transmetonte mesazhe nga “miqtë e tij serbë.”

“Qëndro i fortë, ti luan i shkretëtirës me zemër serbi! Serbët janë me ty!”, këso ishin shkrimet e zakonshme në një faqe tifozësh në Facebook me titull “Mbështetje për Muammar Gaddafin nga populli i Serbisë”, e cila gjer më 31 gusht kishte 74.146 “pëlqime”.
Analisti serb i politikës së jashtme, Bosko Jaksic, beson se Serbia mund të paguajë çmimin e marrëdhënieve të saja me regjimin e vjetër të Tripolit – duke filluar me Kosovën.

Regjimi i ri, i cili mbështetet nga Perëndimi, ka gjasa që ta kthejë mbrapsht qëndrimin e Tripolit zyrtar lidhur me ish-krahinën e Serbisë, dhe të njohë pavarësinë e saj.

“Serbia do të vendosë raportet me regjimin e ri [në Tripoli] në nivel të duhur, por kjo do të jetë fare larg nga niveli që ishte gjatë epokës së Gaddafit”, parashikon Jaksic.
Sipas këtij analisti, Beogradi u vonua në pranimin e regjimit të ri. “[Ish] kryengritësit e patën bërë të qartë se do të shpërblejnë gjithë ata që do t’u japin përkrahje në momentet më kritike”.
“Kjo do të thotë se amerikanët, britanezët dhe francezët do të marrin copën më të madhe të tortës, ndërsa serbët mund të presin disa thërrime nga tavolina”, shtoi Jaksic.

Jaksic tha se disa pohime lidhur me atë se në regjimin e Gaddafit kishte pilotë serbë të angazhuar gjatë kohës së konfliktit të armatosur, e kanë dëmtuar imazhin e vendit në sytë e Tripolit të ri.
Kur u shfaqen këto pohime, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Sutanovac, mohoi që ndonjë staf aktiv ushtarak i Serbisë të ketë ndihmuar qeverinë libiane kundër kryengritësve.
Por Jaksic tha se “është fakt se disa ushtarë të pensionuar lëshuan [Serbinë] dhe u vendosen në dispozicion të Gaddafit, gjë që dëmton pozicionin tonë të ardhshëm me këtë shtet”.
Në fillim të kryengritjes, Serbia ngriu bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik me Libinë duke iu përgjigjur rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila vendosi sanksione për eksportin e armëve për Libinë si dhe ngriu pasuritë e qeverisës së atëhershme.

Embargoja i dha një goditje të keqe Serbisë, duke marrë parasysh se sektori ndërtimor në këtë shtet të Afrikës së Veriut kishte të punësuar shumë punëtorë serbë. Rreth 1,500 vetë u deshën të evakuohen nga ana e qeverisë serbe.

Shumë marrëveshje aktive afariste u ndaluan përkohësisht.
Njëra nga më të mëdhatë ishte ajo e ndërtimit të spitalit gjigand ushtarak dhe ndërtimi i një fabrike armësh.
Në bazë të kontratës së parë për spitalin, ishte paraparë që mjekët e Libisë dhe personeli tjetër mjekësor që punojnë aty të trajnohen në Serbi. Vlera totale e projektit është vlerësuar rreth 70 milionë euro.

Sipas dhomës ekonomike të Serbisë, vitin e kaluar Serbia ka importuar mallra nga Libia në vlerë prej 100 milionë euro. Pothuajse e tërë shuma është nga nafta.

Nga ana tjetër, eksportet e Serbisë në Libi në vitin 2010 kishin vlerë prej rreth vetëm 5 milionë euro. Gjysma ishin barëra farmaceutike, kryesisht nga dy kompani, Hemofarm dhe Galenika. Pjesa tjetër ishte kryesisht hekur, materiale ndërtimi dhe ushqime për fëmijë.
Ministri i mbrojtjes Sutanovac, para pak kohe tha se ai shpreson se projektet e ndërprera në muajt e fundit do të rifillojnë pasi që situata të stabilizohet.
Daniel Sunter, redaktor i revistës mujore Balkan Intelligence, thotë se Serbia nuk ka arsye për t’u alarmuar.

Duke kujtuar ecurinë e marrëdhënieve me Irakun, ai vë në dukje se ndonëse Serbia kishte kultivuar marrëdhënie miqësore me Sadam Huseinin, lidhjet kishin vazhduar të tilla edhe pasi diktatori u rrëzua, në vitin 2003.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Ekonomisë në nëntor 2010 cituan Irakun si destinacionin më të rëndësishëm të Serbisë për eksport armësh dhe pajisjesh ushtarake, ku eksportet në vitin 2008 ishin në vlerë prej rreth 155 milionë euro.

Sunter beson se projektet e nisura në mes të Beogradit dhe Tripolit do të vazhdojnë. “Kjo nuk ka për të ndodhur vetëm nëse dikush në regjimin e ri të Libisë ndjehet shumë i inatosur ndaj Serbisë”, vuri në dukje ai.
Aleksandar Fatic, drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë, thotë se marrëdhëniet e ardhshme midis dy vendeve ndodh që do të varen nga marrëdhëniet e Serbisë me Washingtonin.

“Serbia nuk do të jetë në gjendje të realizojë përfitime ekonomike të mëdha në Libi, nëse ata nuk kanë marrëdhënie të mira me lojtarët kryesorë botërorë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara”, pohon ai.

ETIKETA

22 Shtator 2011 - 22:09

Bojana Barlovac 22/09/2011 - 22:09
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Libia Mund ta Njohë Kosovën

by Gazeta JNK
NA NDIQNI