Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Kthehen Parashutistët

Me konkurs në Fakultetin e Mjekësisë parashikohej të pranoheshin 180 studentë. Tash janë 230. Dhe lista vazhdon të zgjatet...

Pranimi i studentëve të rinj do të duhej të ishte mbyllur kur zyrtarisht filloi viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës, por kjo nuk vlen për fakultetin e mjekësisë së përgjithshme.

NDËRLIDHUR

Në konkursin e parë për pranim të studentëve të shpallur në muajin korrik të këtij viti, thuhej se në këtë fakultet do të pranohen 180 studentë të rinj për vitin akademik 2011/2012. Por, tani listat e studentëve që vazhdojnë të zgjaten sinjalizojnë se sezoni i ‘parashutistëve’ është kthyer.

Gazeta Jeta në Kosovë ka siguruar listën e studentëve të regjistruar në vitin e parë të studimeve në mjekësi të përgjithshme në të cilën figurojnë 230 studentë duke përfshirë edhe 11 studentë nga minoritetet të cilët janë pranuar në afatin e shtatorit.

Ndërkaq, në listën tjetër ku figurojnë emrat e studentëve të ndarë në grupe, shihet se ky numër është rritur për 39 studentë të rinj të cilët nuk kanë figuruar në listën e parë kur janë shpallur rezultatet e konkursit të muajit korrik .

Lista me emrat e të pranuarve në mjekësi të përgjithshme ka qenë publike në web-faqen e Universitetit të Prishtinës, mirëpo kjo listë e cila tashmë është fryrë me studentë të pranuar jashtë konkursit dhe jashtë çdo rregulli është larguar tash prej aty.

Ushtruesi i detyrës së dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Naim Haliti, i ka thënë Gazetës Jeta në Kosovë se ai nuk e posedon listën e studentëve të pranuar. Madje, ai thotë se nuk e di sa është numri total i studentëve të cilët këtë vit do të fillojnë studimet për mjekë të ardhshëm.

Haliti ka shtuar se këtë listë e ka vetëm rektorati, konkretisht administrata qendrore e UP’së.

Sahit Muçolli, drejtor i shërbimit të studentëve në Universitetin e Prishtinës, thotë se lista ka ardhur nga fakulteti i mjekësisë.

 “Tash për tash nuk mund ta merrni listën e studentëve”, ka thënë Muçolli. “Po më çuditë se si dekani nuk e ka listën përderisa aty janë pranuar studentët dhe në fund të fundit kjo listë na ka ardhur nga dekanati i fakultetit të mjekësisë”.

Në anën tjetër në Ministrinë e Arsimit thonë se ata ende nuk kanë një raport të detajuar nga UP’ja në lidhje me atë se si ka shkuar procesi i pranimit të studentëve.

“Pa e marrë raportin nuk e dimë se sa studentë të rinj janë pranuar, po ashtu nuk e dimë as numrin e ankesave dhe sa prej tyre janë zgjidhur”, ka thënë Bekim Smadraxha, zyrtar në divizionin për arsim të lartë në Ministri të Arsimit.

ETIKETA

08 Tetor 2011 - 9:19 am

Edona Musa 08/10/2011 - 9:19 am
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0