Deponi Ilegale në Rahovec, në rrugën për në Malishevë || Foto: Kallxo.com

‘Kryeqyteti i Bujqësisë’ me Shumë Probleme

Problemet kryesore që kanë dalë për banorët e Rahovecit gjatë hulumtimit që kanë bërë hulumtuesit e Jeta në Kosovë nuk janë të vogla krahasuar me territorin që ka kjo komunë. Rahoveci me 76 mijë banorë, ka një buxhet prej 11,5 milionë eurove, prej tyre 3,5 milionë janë shpenzuar për investime kapitale në vitin 2016. Lista e halleve të banorëve të Rahovecit është e gjatë dhe ato nuk mund të zgjidhen për një mandat me një buxhet prej 3,5 milionë euro për shpenzime kapitale.

Arsimi dhe çerdhja

Komuna e Rahovecit ka gjithsej 42 objekte shkollore dhe rreth 12 mijë nxënës në shkollat fillore dhe ato të mesme. Auditori ka ngritur shqetësime për numrin e madh të mësimdhënësve të larguar në puna. Për këto veprime Inspektorati i Punës e kishte gjobitur Komunën e Rahovecit dy herë në vitin 2014. Drejtori i Arsimit ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përveç kësaj, hulumtuesit tanë kanë gjetur se ka mungesë të kabineteve në shkollat profesionale, të cilat kur janë ndërtuar janë paraparë të jenë me kabinete për mësim praktik. Komuna e Rahovecit ka një shkollë profesionale dhe aty mësimin e ndjekin rreth 400 nxënës. Shkolla është në objekt të ri, por mungojnë kabinetet përkatëse për mësim praktik nga nxënësit. Kur ka nisur ndërtimi i shkollës ka qenë e paraparë që objekti të ketë kabinetin e teknologjisë së ushqimit, teknologjisë informative, kabinetin e elektros, makinerisë dhe bujqësisë. Asnjërën nga këto kabinete nuk i ka kjo shkollë, përjashtimisht kabinetit të teknologjisë së ushqimit që është bërë tash së voni.

Gjatë viteve të fundit në shkolla është paraqitur si problem numri i madh i mungesave të nxënësve. Në vitin 2016 (gjatë semestrit të parë dhe të dytë), Drejtoria e Arsimit e kësaj komune, ka evidentuar 208,903 mungesa të nxënësve në orë mësimore.

Rahoveci e ka rrënuar objektin e vjetër të çerdhes për të ndërtuar një objekt të ri më kushte më të mira. Aktualisht fëmijët janë vendosur në një çerdhe të improvizuar.

Objektet e vjetra në Rahovec || Foto: Kallxo.com

Në Komunën e Rahovecit janë të deponuara tri kërkesa tjera prej banorëve për hapje të çerdheve. Një është nga fshati Krushë e Madhe, një nga fshati Ratkoc dhe një nga fshati Xërxë. Deri tani komuna nuk e ka futur në buxhet, ose në planet e saj hapjen e çerdheve të reja.

Infrastruktura, uji dhe stacioni

Në Rahovec ende ka fshatra që nuk janë të kyçura në rrjetin e ujësjellësit. Zona në Lagjen 3 të Rahovecit ka rrjet të ujësjellësit, por nuk ka ujë të pijes. Ky problem është ngritur nga ana e tyre përmes një peticioni të banorëve.

Së fundmi kanë filluar punimet në tri fshatra për shtrimin e rrjetit të ujësjellësit.

Fshati Kaznik nuk e ka rrjetin e ujësjellësit, ndërsa në fshatrat Guri i Kuq, Palluzhë, Pastasellë dhe Zatriq kanë filluar punimet, është kryer faza e parë e rrjetëzimit, por ende nuk kanë ujë të pijshëm. Në fshatin Pastasellë është bërë shpimi.

Rahoveci në Debat Pernime

dhe është ndërtuar baseni për furnizimin me ujë të pijshëm të këtij fshati, në analizat e bëra në kohën e qeverisjes së Smajl Latifit është thënë se uji është i pijshëm, ndërsa në qeverisjen e Idriz Vehapit është thënë se uji nuk pihet.

Komuna e Rahovecit e ka të trashëguar problemin e stacionit të autobusëve. Pronësia e tij akoma është e pazgjidhur. Juridikisht i takon Agjencisë Kosovare të Privatizimit, por teknikisht mirëmbahet nga ana e komunës. Komuna nuk ka bërë ndonjë hap në zgjidhjen e statusit të kësaj kompanie.

Ekipi i Jeta në Kosovë ka gjetur se në Rahovec ka rrezik nga shembja e objekteve të vjetra. Një numër relativisht të madh të objekteve në pjesët e ndryshme të qytetit të cilat janë të vjetërsuara dhe paraqesin rrezik nga shembja duke kanosur sigurinë e qytetarëve. Komuna deri tani nuk ka ndërmarrë ndonjë masë mbrojtëse për riparimin ose konservimin e këtyre objekteve.. Përveç kësaj, fshatrat e Rahovecit kanë mungesë të ndriçimit, e në disa pjesë edhe të trotuareve.

Buxhet dhe bujqësi

Rahoveci është kryeqyteti i bujqësisë. Njihet për prodhimin e rrushit dhe perimeve. Por, ka disa vite që bujqit kanë pësuar dëme nga ngricat, breshëri dhe vërshimet, e ata nuk kanë marrë asnjëherë kompensimin e merituar. Një pjesë e madhe e tokave bujqësore janë nën sistemin e ujitjes, por ende ka sipërfaqe që janë jashtë sistemit të ujitjes, sidomos pjesa kodrinore ku janë vreshtat. Rahoveci ka një buxhet prej 11,5 milionë eurove, prej tyre 3,5 milionë janë shpenzuar për investime kapitale në vitin 2016.

Rahoveci e ka një ekip të basketbollit që garon në ligën e parë të Kosovës, por fatkeqësisht nuk ka palestër sportive. Në vitin 2008 ka filluar ndërtimi i palestrës sportive në Komunën e Rahovecit, por ajo ende nuk është përfunduar. Punimet që janë kryer deri tani kanë filluar të dëmtohen. Kjo palestër është shndërruar një strehimore për qentë dhe frekuentohet nga narkomanët.

Palestra Sportive në Rahovec || Foto: Kallxo.com

Në gjendje të ngjashme me palestrën sportive, ndodhet edhe obelisku I luftës në Gradish i cili deri më tani ka kushtuar më shumë se 400 mijë euro. Ky obelisk që për qëllim ka pasur përkujtimin luftës, po ashtu është dashur të bëhet edhe muze si dhe hapësirë për festivale të ndryshme, por që sot ngjason më një rrënojë.