Kroacia Publikon Listën me 500 Mijë Veteranë Lufte

Tre ministrat, ai i Mbrojtjes, i Punëve të Brendshme dhe e Veteranëve, të gjithë ish-ushtarë prezantuan regjistrin që është publikuar të mërkurë në webfaqen e veteranëve.

Në listë janë 502 678 ish-luftëtarë – 440 397 emra të personave që morën pjesë në beteja dhe 18 166 persona që morën pjesë në luftë në mënyrë të tjera.

Numri i ushtarëve që morën pjesë në luftën për pavarësi ka qenë për një kohë të gjatë çështje kontroverse në Kroaci.

Shumë veteranë thonë se shumë persona të tjerë ose kanë ekzagjeruar, ose kanë gënjyer, për përfshirjen e tyre në luftë për të fituar privilegje materiale, përmes ligjit për ish-veteranët e luftës.

Publikimi i regjistrit ishte një premtim zgjedhor i koalicionit të qendrës së majtë, i udhëhequr nga Zoran Milanovici, i cili si kryeministër emëroi Predrag Maticin, veteran i njohur në betejën e Vukovarit, si ministër për Veteranët.

Qeveria e mëparshme, e udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë, Bashkimi Demokratik Kroat, BDK, kishte përfunduar regjistrin, por kishte refuzuar ta publikonte, duke thënë se regjistri do të bënte publike të dhëna sekrete personale.

Kritikë të vendimit thanë se BDK-ja vetëm po mbronte “luftëtarët e dyshuar” të vetë nga ekspozimi publik.

Kundërshtitë në Kroaci se kush ka luftuar në luftë nuk kanë gjasa të shuhen.

Brenda dy orëve që nga publikimi i regjistrit, rreth 10 000 persona kontaktuan Ministrinë e Veteranëve për t’u ankuar për luftëtarët fals që janë ende në listë, thotë raporte të medieve.