Kroacia Kërkon 1 Mijë e 500 Serbë Për Krime Lufte

Zagrebi ua ka dërguar autoriteteve beogradase një listë të rifreskuar me emrat e 1 mijë e 557 personave që janë nën hetime, ose të paditur nga shteti kroat për krime lufte të shkaktuara gjatë konfliktit në Kroaci, prej vitit 1991 deri në vitin 1995.

Ministria e Drejtësisë në Serbi tha se në listë janë përfshirë edhe emrat e personave të dënuar në mungesë për krime lufte.

Ministria u bëri thirrje qytetarëve të plotësojnë kërkesën nëse duan ta marrin vesh se a janë në këtë listë.

“Qytetarët mund ta gjejnë formularin  e kërkesës në vebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë ose Administratës Shtetërore dhe gjithashtu informacionin e kërkuar mund ta marrin nëpërmjet internetit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.