kopshtari i madh

[Poetja me prejardhje qipriote e edukuar në Athinë e ka lexuar poezinë në festivalin e letërsisë ndërkombëtare Polip në Prishtinë, në fillim të majit].

Për Milton

NDËRLIDHUR

mediton darkave kopshtari
mbjell fjalë në dhe
varros fjalë nën dhe
fjalë të vrara, fillimisht i godet
i lidh më pas pa frikë
mëshirë kurrë nuk ndjen për to,
qajnë gërryejnë yshtin mallkojnë
-fjalë janë-
shurdhohen.
gjaku fiton.
nuk është kopshtari im ky.

mbjell vdekje.
më ndjell vdekje.
bëhem vdekje.

Perktheu: Elvis Bramo

ETIKETA

28 Maj 2013 - 09:34

Eftychia Panayiotou 28/05/2013 - 09:34
NDËRVEPRIMI0