Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Kontrollon Hotelin “Victory” Përkundër Vendimeve të Gjykatave

“Hotel Victory”, e ndërtuar mbi pronë shoqërore vazhdon të jetë nën kontroll të Bedri Selmanit përkundër se vendimet gjyqësore që ia kontestojnë të drejtën e shfrytëzimit. Edhe kushtetuesja konstatoi se nuk ka bazë që Selmanit i ishte shkelur e drejta për gjykim të drejtë nga gjykatat e rregullta.

Një pronë shoqërore në Prishtinë kaloi nën kontrollin e afaristit Bedri Selmani më 2000.

NDËRLIDHUR

Atë vit ai kishte lidhur një marrëveshje partneriteti me drejtuesit e Ndërmarrjes Shoqërore “Auto Prishtina”. Marrëveshja u lidh në prill të vitit 2000, por drejtuesit e ndërmarrjes shoqërore vendosën ta shkëpusin marrëveshjen me Selmanin, në nëntor të po atij viti.

Përkundër shkëputjes së marrëveshjes, Selmani nuk u largua nga kontrolli i kësaj prone, tash e 13 vjet. http://www.gazetajnk.com/index.php?cid=1,987,1098

Selmani në të kaluarën ishte këshilltar i kryeministrit aktual Hashim Thaçi, deputet i PDK-së si dhe përfaqësues për Kroaci i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai nuk u largua nga shfrytëzimi i kësaj prone edhe pse kjo iu kërkua nga drejtuesit e kësaj NSH-je, e po ashtu edhe nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, paraardhëse e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Veç këtyre dy mekanizmave, Selmanit edhe vendimet gjyqësore po ia kontestojnë të drejtën e shfrytëzimit të pronës së ish-ndërmarrjes shoqërore “Auto Prishtina”.

Por Selmani, përkundër kontestimeve të autoriteteve, vazhdon të kontrollojë këtë pronë në të cilën ka ndërtuar biznesin e tij “Hotel Victory”.

Gazeta “Koha Ditore” raportoi të enjten se Selmani në Gjykatën Kushtetuese kishte parashtruar “Kërkesën për vlerësim të kushtetueshmërisë së aktgjykimit të Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme dhe të aktgjykimit te Kolegjit për Ankesa të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës”.

Në vendimin e datës 29 janar të këtij viti, që është i publikuar në faqen zyrtare të kushtetueses, konstatohet se parashtruesi nuk e ka mbështetur kërkesën në baza kushtetuese dhe nuk ka dëshmuar që të drejtat dhe liritë e tij janë shkelur nga gjykatat e rregullta.

Ai kishte parashtruar kërkesë në kushtetuese më 2 mars të vitit 2012 pasi që pretendimet e tij ishin refuzuar nga Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme më 30 mars të vitit 2009 si dhe nga Kolegji i Ankesave më 13 tetor të vitit 2011.

Selmani, bazuar në vendimin e Kushtetueses, pretendon se ka të drejtë pronësore mbi fondet që i kishte investuar për renovimin e “Autoservisit” në shumën e përgjithshme prej milionë e 1 milionë e 356 mijë eurosh.
 
Po ashtu ai kërkon të drejtën pronësore mbi fondet e investuara në hotelin dhe restorantin “Victory”, në shumën e përgjithshme prej mbi 1 milionë e 527 mijë eurosh.

Selmani pretendon se ka të drejtën e përdorimit të parcelës së tokës urbane në të cilën “Autoservisi” dhe hoteli e restoranti “Victory” janë ndërtuar si dhe pretendon se ka të drejtën e parablerjes në rast të privatizimit së tokës shoqërore ku janë ndërtuar objektet e “Autoservisit” dhe hotelit e restorantit “Victory”.

“Kosova Petrol”-biznesi tjetër në pronë shoqërore

Selmani ka të hapur edhe një proces tjetër gjyqësor.

Atij i kërkohet që ai të lirojë pronat e ish-ndërmarrjes shoqërore kroate “INA”.

Ndërmarrja kroate ngriti padi në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme në vitin 2005 ndaj AKM-së por ende nuk është marrë një vendim për këtë rast.

Gazeta Jeta në Kosovë raportoi në shkurt të vitit të kaluar se pompat e karburanteve të ndërtuara nga ndërmarrja kroate “INA” për 12 vjet janë shfrytëzuar nga kompania “Kosova Petrol” e Bedri Selmanit. http://gazetajnk.com/index.php?cid=1,987,1344

Po ashtu Gazeta Jeta në Kosovë raportoi në prill të vitit të kaluar se Bedri Selmani ka përfituar nga shfrytëzimi i më shumë se 20 pompave të naftës pa paguar asgjë për dhjetë vjet, duke i dëmtuar kështu institucionet e Kosovës me mbi katër milionë euro.

Ai kishte nënshkruar kontrata në emër të Kosova Petrolit me të cilat obligohej të paguante qira dhe pagoi për dy vjet, por pastaj nuk vazhdoi ta bënte këtë. http://gazetajnk.com/index.php?cid=1,987,1853

ETIKETA

07 Mars 2013 - 16:25

Parim Olluri 07/03/2013 - 16:25
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Kontrollon Hotelin “Victory” Përkundër Vendimeve të Gjykatave

by Gazeta JNK
NA NDIQNI