Konfirmohet Aktakuza Kundër Nazmi Mustafit

Në aktakuzë, Nazmi Mustafi akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe posedim pa leje i armës. Reshad Zherka dhe Xhelal Zherka akuzohen për veprat penale të ushtrimit të ndikimit, nxitje të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje apo asgjësim i shkresave zyrtare dhe mashtrim të blerësve. Mirela Ndoci akuzohet për veprën penale të dhënies së ndihmës në abuzimin e pozitës apo autoritetit zyrtar.
 
Gjykatësi i EULEX-it i procedurës së konfirmimit i shpalli të gjitha provat e paraqitura në këtë rast si të pranueshme dhe e konfirmoi aktakuzën në tërësi për të gjitha veprat penale kundër të gjithë të pandehurve, ka bërë të ditur Misioni i Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit në Kosovë,  EULEX, nëpërmes një komunikate shtypi.
 
Rasti ndiqet penalisht nga një prokuror i EULEX-it i Qarkut të Pejës.