Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Komision për Zhvillimin e Brezovicës

Komiteti ndërministror do të përbëhet nga dy zëvendëkryeministrat Kusari e Petrovic, ministrat Hamza, Çitaku e Gashi dhe kryetari i Shtërpcës. Sipas Qeverisë, projekti për zhvillimin e Brezovicës bazohet në investime private

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e rregullt, sot aprovoi vendimin për krijimin e Komisionit Ndërministror për projektet zhvillimore të Brezovicës.
 
Në mbledhje është aprovuar edhe vendimi për krijimin e Komisionit ndërministror që do të udhëheqë përgatitjet për projektin për zhvillimin e Brezovicës dhe për t’i zbatuar procedurat, me qëllim që të zhvillohet projekti i bazuar në investime private.

NDËRLIDHUR

Komiteti ndërministror do të përbëhet nga: Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë; Slobodan Petrovic, zëvendëskryeministër dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal; Bedri Hamza, ministër i Financave; Bratislav Nikolic, kryetar i Komunës së Shtërpcës; Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane dhe  Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

ETIKETA

10 Tetor 2011 - 2:47 pm

Gazeta JnK 10/10/2011 - 2:47 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0