Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

KFOR’i Provoi të Zhbllokojë Rrugën

Trupat e NATO’s provuan të zhbllokojnë rrugën që çon në pikën kufitare të Jarinjës, por barrikadat u kthyen prapë.

Zëdhënësi i KFOR’it, Ralph Adametz, tha për Gazetën Jeta në Kosovë se trupat e aleancës u përpoqën të hënën të zhbllokonin rrugën që çon për Jarinjë të Leposavicit, përkatësin pikën kufitare 1 me Serbinë.

NDËRLIDHUR

“Ne u përpoqëm të zhbllokonim rrugën, por barrikadat u rikthyen menjëherë”, tha Adametz. “Ata po vazhdojnë të luajnë lojën e zvarritjes”.

Serbët bllokuan vendkalimet në veri pas një operacioni të Policisë së Kosovës në fund të korrikut që kishte për qëllim vendosjen e rendit në dogana, në përpjekje për të zbatuar një vendim reciprociteti të Qeverisë.

Bllokimi i përgjithshëm i rrugëve u vendos sidomos që prej 16 shtatorit kur, Qeveria e Kosovës e mbështetur nga organizatat perëndimore në vend, ndërmori masa për zbatimin e marrëveshjes së 2 korrikut me Beogradin për vulat doganore.

Zëdhënësi i KFOR’it Adeametz tha se janë duke u bërë përpjekje që zhbllokimi të realizohet. “Por situata është e tensionuar dhe në po bëjmë gjithçka që të mbahet paqja”.

ETIKETA

26 Shtator 2011 - 21:27

Gazeta JnK 26/09/2011 - 21:27
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

KFOR’i Provoi të Zhbllokojë Rrugën

by Gazeta JNK
NA NDIQNI