Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Këshilli i Mediave Dënon Gjuhën e Urrejtjes në Portal

Në mbledhjen e Këshillit të Mediave është konstatuar se një portal ka bërë shkelje të Kodit të Mediave pas ankesës së Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë anëtarët e Këshillit u dhanë të drejtë medieve në shqyrtimin e ankesave tjera.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e së martës shqyrtoi disa ankesa nga individë dhe institucione të ndryshme drejtuar kundër mediumeve të caktuara.

NDËRLIDHUR

Këshilli, shqyrtoi ankesën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kundër portalit telegrafi.com lidhur me pyetjen e këtij portali në Facebook: “A ka qenë i drejtë dëmtimi i varrezave serbe si ‘hakmarrje’ ndaj largimit të lapidarit në Preshevë?”. 

Këshilli i Medieve të Shkruara konstatoi se çdo medium ka të drejtë të bëjë pyetje, mirëpo nuk duhet të lejojë botimin e komenteve të lexuesve ku përdoret gjuha e urrejtjes.

Këshilli i Medieve të Shkruara i dha të drejtë Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në raport me mediumin“Telegrafi.com”, duke konstatuar se portali ka shkelur Kreun III të Kodit të Medieve.

Kreu III i Kodit të Medieve të Shkruara bën thirrje që mediet të mos nxisin urrejtje dhe pabarazi nëpërmjet trajtimit të ndonjë individi me paragjykim, ose përdorim të shprehjeve denigruese.

Këshilli i Medieve të Shkruara  më tutje shqyrtoi edhe ankesa tjera të ardhura kundër medieve, por kryesisht u dha të drejtë gazetave kosovare lidhur me raportimet.

Këshilli shqyrtoi ankesën e Ali Rexhës kundër gazetës “Lajm” dhe “Zëri”, të cilët kanë përcjellë një artikull nga gazeta “Epoka e Re” dhe konstatoi se, sipas rregullave të gazetarisë, çdo medium ka të drejtë të bartë shkrime nga mediumi tjetër me kusht që ta theksojë burimin.

KMSHK-ja në mbledhjen e së martës u mor edhe me ankesën e gjykatësit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Faton Ademi, lidhur me një artikull të botuar në gazetën “Express” me titull: “Rrëzojnë Bajramin”.

Ademi është ankuar se gazeta “Express” nuk ka informuar drejt lidhur me anulimin e vendimit të ministrit të MPB-së për largimin e një polici nga puna, por gazeta një ditë më vonë pas ankesës së Faton Ademit, e ka botuar përmirësimin, me çka ka përmbushur obligimet që dalin nga Kodi i Mediave të Shkruara të Kosovës.

Gjithashtu, KMSHK, pasi shqyrtoi ankesën e Endrit Shalës kundër gazetës “Koha Ditore” lidhur me artikullin: “Këshilltari i Limajt ka rënë në një përgjim për tregti ndërkombëtare të drogës” konstatoi se ankuesi Endrit Shala askund në artikull nuk është cilësuar si njeri i lidhur me kontrabandë të drogës dhe se, sipas burimeve zyrtare policore, ai nuk ka qenë nën hetime gjatë viteve 2008-2010.

Edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës i është drejtuar KMSHK-së me një ankesë kundër gazetës “Express” lidhur me artikullin: “Çmenduritë e QKUK-së” që flet për gjendjen në sallat e operacionit së Klinikës së Gjinekologjisë gjatë gëlqerosjes së tyre, kur një pjesë e intervenimeve është dashur të reduktohen.

Gazeta kishte cituar drejtorin Njazi Gashi që deklaroi për gazetën se “të gjitha operacionet janë anuluar deri në ditën e hënë në Klinikën e Gjinekologjisë”.

Mirëpo, QKUK-ja, në ankesën e saj, shprehu vërejtje rreth titullit si dhe rreth faktit se një sallë megjithatë ka punuar.

Gazeta “Express” botoi në tërësi përgjigjen sqaruese të drejtorisë së QKUK-së me çka ka plotësuar detyrimin e saj nga Kodi i Mediave të Shkruara të Kosovës për sqarime plotësuese dhe anëtarët e KMSHK, konstatuan se gazeta nuk shpifi asgjë por shfrytëzoi burimet zyrtare dhe të pacientëve, andaj nuk mund të miratohet ankesa sa i përket shkeljes së Kreut 2 të Kodit  – “Raportimi i së Vërtetës”

KMSHK edhe një herë rikujtoi se nuk është gjykatë të vendosë për procedurat e rregullta që i takojnë gjyqeve, por merret vetëm me çështjet e respektimit të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës që në rastin konkret nuk është shkelur.

Në këtë mbledhje, KMSHK, me shumicë votash, zgjodhi prof. dr. Ibrahim Berishën kryetar të bordit të KMSHK, ndërsa nënkryetar u zgjodh z. Imer Mushkolaj drejtor ekzekutiv i AGPK-së.

ETIKETA

27 Mars 2013 - 1:11 pm

Gazeta Jeta në Kosovë 27/03/2013 - 1:11 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0