Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Kërkon Qasje në të Dhënat ‘Ilegale’

Lobimi nga ana e EULEX’it që të mbahet në funksion sistemi amerikan i kontrollit kufitar, sistem ky i cili mban historinë e të gjitha shënimeve të të gjithë udhëtarëve që kalojnë nëpër Kosovë, e ka detyruar Komisionin Europian të braktisë planet për largimin e programit softuerik, edhe pse një gjë e tillë nuk është në pajtueshmëri me rregullat e Brukselit lidhur me privatësinë (e të dhënave personale).

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian në Kosovë, ECLO, ka konfirmuar për Gazetën Jeta në Kosovë se sistemi i njohur si PISCES, i dhënë donacion nga SHBA, nuk do të largohet nga përdorimi siç ishte menduar fillimisht por ai do të funksionojë paralelisht në pajtim me sistemin e BE’së.

NDËRLIDHUR

Programi softuerik nga BE’ja do duhej ta kishte zëvendësuar PISCES’in, i cili mbledh dhe ruan tërë informacionin e udhëtarëve  në një format që lejon të dhënat të nxirren (shkarkohen), e që përbën shkelje të kërkesave të BE’së për mbrojtjen e të dhënave.

“Qasja në të dhënat e PISCES’it është shumë me rëndësi si për PK’në ashtu edhe për EULEX’in, por me sa duket asnjëra palë nuk dëshiron ta pranojë se nuk kishin treguar vëmendje të duhur në kohën kur kishin marrë vendimin për të larguar këtë sistem”, shkruan Dell.

Shtete të tjera që kanë përdorur PISCES, si Tanzania, kanë shkuar deri në atë pikë sa që u kanë ofruar ekipeve kundër-terroriste të SHBA’së kopje të të gjitha informatave të mbledhura. Nuk besohet se në Kosovë ka ndodhur rasti i njëjtë.

ECLO’ja ka shpallur një tender në vitin 2008 në vlerë prej 3 milionë euro me qëllim të përmirësimit të sigurisë kufitare të Kosovës dhe në pajtim me standardet e BE’së. Kjo ka përfshirë edhe instalimin e një sistemi të ri kompjuterik për të kontrolluar të dhënat e udhëtarëve në krahasim me të dhënat nga listat e vëzhgimit të kriminelëve.

Por pas lobimit nga ambasada e SHBA’së, Qeveria e Kosovës dhe EULEX-i – sipas dy këmbimeve diplomatike që janë zbuluar dhe publikuar në WikiLeaks më 21 Gusht – ECLO ishte zmbrapsur nga planet e saj për largimin e programit PISCES. ECLO tash është duke u munduar të mbajë të dy sistemet në funksion së bashku, përkundër shqetësimeve ligjore rreth kësaj.

Një memorandum i shkurtit 2010 nga ambasada amerikane në Kosovë shpalos atë se ish shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, kishte bërë apel tek Brukseli që të mbahet sistemi amerikan i menaxhimit kufitar që ishte në plan të zëvendësohej me sistemin e BE’së. “Pamundësia e arkivimit të këtyre të dhënave bën që si Policisë së Kosovës ashtu edhe EULEX-it t’i mohohet një vegël e fuqishme për hetim – mundësinë e gjurmimit të trajektores së lëvizjes së kriminelëve dhe terroristëve të kërkuar”, shkruan në mesazhin diplomatik.

Ambasadori amerikan Christopher Dell shkroi se EULEX’i dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk kishin dashur ta pranojnë se nuk i kishin kushtuar vëmendje faktit që Komisioni Europian kishte në plan largimin e programit PISCES si pjesë e skemës së tyre për menaxhim të kufirit.

“Qasja në të dhënat e PISCES’it është shumë me rëndësi si për PK’në ashtu edhe për EULEX’in, por me sa duket asnjëra palë nuk dëshiron ta pranojë se nuk kishin treguar vëmendje të duhur në kohën kur kishin marrë vendimin për të larguar këtë sistem”, shkruan Dell.

“Ne po ashtu besojmë, bashkë me EULEX dhe Policinë e Kosovës, se vazhdimi i funksionimit të sistemit PISCES në Kosovë është më se i rëndësishëm për të pasur sukses në ndjekjen penale të krimeve serioze si terrorizmi, trafikimi njerëzor dhe krimi i organizuar”, ka shtuar Dell.

Gjatë kohës së negocimeve, në fillim të vitit 2010, shefi operativ i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian, Kjartan Bjornsson, kishte paralajmëruar për shqetësime politike dhe teknike.

“Zyra ndërlidhëse nuk do të mund të mbështeste asgjë që është në kundërshtim me ligjin e BE’së, madje mbledhja e të dhënave të udhëtarëve, qoftë edhe për t’u bartur tek një sistem tjetër, mund të paraqesë shkelje të ligjit”, thotë dokumenti.
Një zyrtar i Komisionit Europian i cili foli për Grupin Ndërkombëtar të Krizave për një raport të vitit 2010 ka thënë se PISCES “nuk ka mbrojtur siç duhet fshehtësinë e të dhënave individuale”.

Për më shumë, ECLO sot thotë se marrëveshja për të mbajtur në funksion sistemin PISCES ishte bërë nga të gjitha palët e përfshira.

ECLO shton se sistemi i ri për menaxhimin e kufirit është në funksion në të gjitha pikat e kalimit kufitar me përjashtim të njërës pikë pikës kufitare me Shqipërinë në Vërmicë), por se janë duke u bërë përgatitjet për zbatimin e plotë të tij në çdo pikë.

“Herëdokur do të përgatitet një faqe ndërthurje (ballinë programi) që do të bëjë lidhjen mes dy sistemeve. Ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me dukjen e kësaj faqe”, tha Syzana Bytyqi-Jagxhiu, zyrtare për komunikim dhe informim e Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Europian.

Bytyqi-Jagxhiu tha se në këtë fazë të zhvillimit, Zyra ndërlidhëse e KE’së do të sigurojë se mbrojtja e të dhënave do të jetë nën mbikëqyrje.

Ky koment kundërshton pretendimet e bëra në analet e zbuluara në WikiLeaks lidhur me atë se EULEX’i dhe Policia e Kosovës kishin kërkuar që programi PISCES të mbahet në funksion me qëllim të mbledhjes së të dhënave.

“Siç kam thënë më herët, një zgjidhje është gjetur. Nuk mund të hyjmë në detaje teknike të programit”, tha Bytyqi-Jagxhiu duke shtuar se ECLO nuk do të komentojë për dokumentet e zbuluara.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, tha se sistemi amerikan do të jetë pjesë e faqes softuerike, siç është rënë dakord nga të gjitha palët. “PISCES do të përdoret”, tha ai.

“Është pjesë e memorandumit të mirëkuptimit mes ECLO’së dhe SHBA’së”, tha Rexhepi për Gazetën Jeta në Kosovë, duke refuzuar të komentojë më tutje rreth memorandumit që kishte rrjedhur në internet.

EULEX’i refuzon të komentojë rreth asaj se pse ish shefi i misionit, Yves De Kermabon, kishte dashur të mbajë në funksion sistemin kufitar PISCES, kur dukej se ai sistem po shkilte ligjin europian, ndonëse e kishte pranuar se Misioni kishte shfrytëzuar të dhëna nga programi.

“Misioni i EULEX nuk do të komentojë rreth dokumenteve të zbuluara në internet”, tha për Gazetën Jeta në Kosovë, Anne Blanksma, zëdhënëse e komponentës policore të misionit të EULEX-it. “Stafi ynë është këtu për të monitoruar, mentoruar dhe këshilluar”.

ETIKETA

22 Shtator 2011 - 11:24 pm

Petrit Çollaku 22/09/2011 - 11:24 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

TRENDING