Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

KEK-u Avancon Kushëririn e Thaçit

Nijazi Thaçi, i cili është i afërm i kryeministrit, do të kryejë edhe detyrën e zëvendësdrejtorit menaxhues të KEK-ut. Deri të mërkurën, pozitën e drejtorit operativ e mbante Remzi Shahini, i cili tashmë është pensionuar.

Pas katër vjet udhëheqjeje të tenderëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), shefi i deritashëm i Prokurimit, Nijazi Thaçi, është avancuar në pozitën e drejtorit operativ, shkruan gazeta Zëri.

NDËRLIDHUR

Thaçi, i cili është i afërm i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, do të kryejë edhe detyrën e zëvendësdrejtorit menaxhues të KEK-ut.

Deri të mërkurën, pozitën e drejtorit operativ e mbante Remzi Shahini, i cili tashmë është pensionuar. Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka thënë se Shahini, është pensionuar në mënyrë të rregullt, pas arritjes së moshës së pensionimit dhe në bazë të ligjit nuk mund të vazhdojë ta ushtrojë këtë pozitë edhe më tutje. 

Sipas Buzhalës, KEK-u është kompani që u jep prioritet kuadrove të reja dhe me perspektivë. “Në kuadër të kësaj, të mërkurën është vendosur që në pozitën e drejtorit operativ të zgjidhet Nijazi Thaçi”.

Vetë Thaçi ka konfirmuar se ka hequr dorë nga pozita e shefit të prokurimit në KEK, pasi është avancuar në një pozitë më të lartë. “Vendimin për këtë emërim e ka marrë drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj”.

Nijazi Thaçi ishte punësuar në KEK më 2006, kur ministër i Energjisë dhe Minierave dhe kryetar i Bordit të KEK-ut ishte Ethem Çeku i AAK-së.

Korporata Energjetike e Kosovës është ndër kompanitë me numrin më të madh të prokurimeve në vend dhe është akuzuar shpesh për keqpërdorime. 

Një raport i vitit 2010 i Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut(YIHR) me titull: “Shtet i shtrëngimit, qeverisja dhe shprehja e lirë në Kosovë”, kritikonte prokurimin publik në KEK.

Në këtë raport, ndër të tjera thuhej se prokurimi i KEK-ut udhëhiqet nga kushëriri i kryeministrit Hashim Thaçi. 

Sipas raportit, dy kompani të porsakrijuara dhe të afërta me familjarët e kryeministrit Thaçi kanë fituar kontrata nga KEK-u, në vlerë prej 75 milionë euro gjatë viteve 2008 dhe 2009.

“Dy kompani të porsakrijuara, “Ecotrade” dhe “AC/DC”, pronë e vëllezërve Mehdi dhe Hilmi Zhugolli, të cilët janë të afërt me vëllezërit Thaçi, kanë fituar mbi 75 milionë euro kontrata nga KEK-u gjatë viteve 2008-2009. 

Pothuajse të gjitha kontratat e dhëna këtyre dy kompanive ishin aranzhime njëburimore “të negociuara”, përfshirë një kontratë 50 milionë euro, e cila ishte për 14 milionë më e shtrenjtë se një ofertë tjetër”, thuhej ndër të tjera në këtë raport.

Zyrtarët e KEK-ut në atë kohë kishin shprehur dyshime në saktësinë e këtij raporti, duke e quajtur tendencioz.

 

ETIKETA

06 Tetor 2011 - 10:25

Gazeta JnK 06/10/2011 - 10:25
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

KEK-u Avancon Kushëririn e Thaçit

by Gazeta JNK
NA NDIQNI