Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Kapen Hajnat e Shtëpive të Mërgimtarëve

Hetuesit e stacionit policor në Suharekë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë gjashtë persona të dyshuar për një numër vjedhjesh të rënda, të kryera kryesisht nëpër shtëpitë të pabanuara, pronarët e të cilëve gjenden në shtete perëndimore. Atyre iu janë gjetur pajisje elektro-shtëpiake.

Policia rajonale në Prizren bëri të ditur se janë arrestuar katër meshkuj dhe dy femra, F. M. (1990), A. Sh. (1981), J. M. (1989), H. M. (1987), F. M. (1992), si dhe H. Sh. (1974), me dyshimin e bazuar se këta kanë kryer seri vjedhjesh.

NDËRLIDHUR

“Hetuesit policorë nga Stacioni Policor në Suharekë kanë kryer një operacion bastisjesh të shtëpive në fshatin Vraniq të Suharekës, me ç’rast kanë bastisur dy shtëpi banimi me urdhëresë të Gjykatës”, ka njoftuar zëdhënësi rajonale Hazir Berisha.

Gjatë bastisjes, hetuesit kanë gjetur prova të bazuara që ndërlidhen me rastet e raportuara nga ana e qytetarëve dhe kanë sekuestruar këto gjësende: një shporet elektrik, një frigorifer, një lavatriqe, pajise elektrike pune, një kompjuter dhe rroba.

“Gjatë hetimeve fillestare, policia ka siguruar fakte të konsiderueshme se personat e lartcekur dyshohet se kanë vepruar në grup, në mënyrë të organizuar, si dhe dyshohet se kanë kryer rreth gjashtë vepra të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpitë kryesisht të pabanuara, ku pronarët gjinden përkohësisht në shtetet perëndimore”, tha Berisha.

Në konsultim me prokurorin Publik të Shtetit, pesë të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, derisa hetues policorë po zhvillojnë hetime intensive.

ETIKETA

15 Shkurt 2013 - 11:58 am

Gazeta JnK 15/02/2013 - 11:58 am
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0