Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Jugosllavia e Rizbulon Veten

Një dekadë më parë ansamblet teatrore të ish-Jugosllavisë pothuaj se as nuk flisnin në mes vete, shkaku i trashëgimisë së viteve të zymta të luftës në mes Serbisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Në ditët e sotme, aktorët e regjisorët, nga vende dikur të larguara nga lufta, jo vetëm që flasin me njëri-tjetrin por përqafohen e qajnë në festivale të teatrove.

Jugosllavia mund të ketë vdekur dhe të jetë zhdukur si konstrukt politik – por si hapësirë kulturore, kurrë nuk ka qenë më e gjallë.

NDËRLIDHUR

Vetëm një dekadë më parë ansamblet teatror të ish Jugosllavisë pothuaj se as nuk flisnin në mes vete – trashëgimia e viteve të zymta të luftës në mes Serbisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.

Nëse kalojmë në ditët e sotme, aktorët e regjisorët nga vende dikur të larguara nga lufta jo vetëm që flasin me njëri-tjetrin por përqafohen e qajnë në festivale të teatrove.

Ekziston një vetëbesim i rizbuluar rreth marrjes me çështje të regjioneve të luftërave – së bashku.

Në vitet 1990-ta, konflikti nuk u injorua. Ai ose u adresua me terme tejet brutale në filmat si Fshati i Bukur, Flaka e Bukur apo Plagët e Srdjan Dragojevic, apo janë adresuar me delikatesë të tepruar, shembuj të kësaj janë dramat e Dusan Jovanovic.

Në trilogjinë e tij nga mesi i viteve 1990-ta, lufta që në atë kohë vazhdonte, mezi u përvodh në tragjedinë Greke, duke i përkujtuar vetëm anëtarët më të ndjeshëm të audiencës për atë që ndodhte vetëm disa milje më larg.

Festivali i teatrit Bitef në Beograd mblodhi sivjet qindra aktorë, regjisorë, shkrimtarë dhe producentë nga e gjithë ish Jugosllavia, duke e rritur shpresën e renesancës së hapësirës së përbashkët kulturore jugosllave dhe të rritjes së tregut të produksioneve të përbashkëta dhe ndërkufitare. Shumica thonë se kjo është mënyra e vetme që teatri dhe filmi mund të shpresojnë të mbijetojnë.

Kokan Mladenovic, regjisor i teatrit Atelje 212 të Beogradit, beson se produksionet e bëra brenda një shteti nuk kanë të ardhme.

“Unë jam i bindur se në vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë produksion i vetëm teatror që nuk do të jetë ko-produksion në mes të së paku dy ish republikave jugosllave”, tha ai.

“Muzika, filmat dhe TV seritë na kanë mësuar se tregu i përbashkët ka kuptim. Sot nuk mund të bësh një film apo serial nëse mbështetesh vetëm në shikuesit e një shteti”.

Teatri i vetë Mladenovic-it ka qenë në krye të një vale të re të produksioneve që i prekin drejtpërdrejtë temat e Jugosllavisë.

Programi i tij 2010/2011 paraqet një sezon të titulluar në mënyrë provokative “NEXT YU” (YU e ARDHSHME).

“Çdokush mund të thotë ‘Ex-Yu’, por shumë pak kanë guximin të thonë ‘Next-Yu’,” tallet Mladenovic.

“Por, informatën që e morëm nga emisionet e sezonit dëshmojnë se ideja e Jugosllavisë është shumë e gjallë”, vazhdon ai.

“Njerëzit në botën e teatrit ndjehen të ngulfatur, të ngujuar në këto provinca kulturore të krijuara nga ndarja [e shtetit të vjetër]”, shpjegon ai.

“Në këto mini-markete secili është i madh dhe mund të fitojë çmime. Kjo nuk është cilësi.”

Studiuesi i teatrit dhe menaxheri i programit Bitef, Jovan Cirilov, pajtohet plotësisht.

“Të djathtit do t’i kundërshtojnë gjithmonë miqësitë dhe kreativitetin e tillë … [por] kundërshtarët e tillë nuk mërziten shumë për kulturën si të tillë”, vazhdon ai. “Ajo që ata dëshirojnë të bëjnë është të mos i pranojnë gabimet e veta”.

Cirilov beson me shumë pasion në domosdoshmërinë e vazhdueshme të një “hapësire” të përbashkët teatrore në mes të kombeve të ish Jugosllavisë, duke theksuar se “vazhdimi i shprehjes në teatër ka mbijetuar në këto shtete përkundër kushteve më të vështira të mundshme”.

Ai krenohet me faktin se shtatë nga nëntë emisionet rajonale gjatë Bitef-it të sivjetmë ishin ko-produksione në mes të së paku dy republikave ish Jugosllave.

“Jugosllavia ekziston, jo si term nostalgjik, por në terma të bashkëpunimit kulturor në mes të kombeve Jugo Sllave”, shton Cirilov.

Dramaturgia Borka Pavicevic e Qendrës për Dekontaminim Kulturor të Beogradit, që ka mbajtur shumë ngjarje mbi temat Jugosllave, thotë se këto çështje duhet të adresohen hapur.

“Së pari, nuk ekziston diçka si Ish-Jugosllavia, siç nuk ekziston Ish-Austro-Hungaria”, mendon ajo.

Pavicevic thotë se teatri duhet ta pasqyrojë realitetin dhe të punojë krah për krahu me proceset demokratike në rajon.

“Mendimi kritik është diçka që mund ta sjellë demokracinë në këto toka”, vazhdon ajo. “Së pari secilit shtet individualisht, pastaj të gjithë neve së bashku”.

Por jo të gjithë janë të gatshëm ta dëgjojnë porosinë e re, sipas Boris Lijesevic, drejtor i ko-produksionit Sarajevë-Beograd Elijahova stolica [“Elijah’s Chair”], fitues i Grand Prix-it të Bitef-it.

Para Bitef-it, emisioni nuk mori “asnjë kritikë të shkruar në Serbi”, vëren drejtori. “Deri në Bitef, produksioni jonë nuk u ftua nga asnjë festival i vetëm në Serbi. Kjo ishte hera e parë”.

Elijah’s Chair është për një njeri nga Vjena i cili në ditëlindjen e tij të 50-të zbulon se babai i tij nuk ka qenë oficer Nazist, siç kishte menduar, por çifut nga Sarajeva.

Ai shkon në Sarajevë në kulm të rrethimit në vitin 1992, për ta kërkuar babanë e tij. Emisioni paraqet monologun e rolit kryesor të femrës Alma, që e luan Maja Izetbegovic, e cila i flet drejtpërdrejtë audiencës për vuajtjet e qytetit nën rrethimin e Bosnjës nga Serbia.

“Kur shohim se si njerëzit në Serbi reagojnë ndaj kësaj, është e qartë se kjo pjesë e adreson një temë që nuk është prekur në vend gjatë 20 viteve”, thotë Lijesevic. “Por një nga kushtet kryesore që të ndodhë re-integrim rajonal është të flitet për këto gjëra”.

Një film Boshnjak i vitit 2006, Grbavica, për gratë e dhunuara në Sarajevë nga sektori i mbajtur nga Serbët, nuk pati shpërndarje të rregullt teatrale në Serbi, vazhdon ai.

“Disa njerëz nuk duan që të tjerët ta shohin atë. Gjërat si kjo më bëjnë të merrem edhe më shumë me temat rajonale, Jugosllave”, përfundon Lijesevic.

Serbia nuk është e vetme në mbylljen e veshëve ndaj përkujtuesve të pakëndshëm e shqetësues të së kaluarës së vonshme.

Sipas Mladenovic-it të Atelje 212, ambasada kroate në Beograd në fillim tha se do të ndihmonte – por pastaj u tërhoq – nga produksioni i Gospoda Glembajevi [“The Glembays”] nga shkrimtari i njohur kroat Miroslav Krleza.

“Ky produksion ishte pika kulminante e sezonit NEXT ZU. Ambasada në fillim tha se do të kontribuojë por pastaj u largua nga projekti pasi që kuptuan se do të jetë pjesë e sezonit me titull të tillë”, tha ai.

Në Jugosllavinë e vjetër, ekzistonte një marrëveshje e heshtur në mes të teatrove të Beogradit, Zagrebit dhe Lubjanës, ku kryeqyteti merrej me avangardë dhe produksione të mëdha, Zagrebi merrej me tema më klasike dhe Lubjana vinte në skenë teatrin eksperimental.

Sot ata që i bëjnë ndarjet nuk janë më, pasi që secili shtet është dashur t’i zhvillojë këto paralele në kuadër të hapësirë së vet teatrale.

Përderisa aktorët dhe regjisorët më të njohur të rajonit ende vijnë nga këto tre qytete, shkrimtarët nga Bosnja kanë dalë në krye për shkak të përvojës së tyre të drejtpërdrejtë me luftën – duke qenë se kjo është tema më relevante që mund ta ofrojë teatri Jugosllav për shikuesit e huaj.

Igor Stiks, autori i Elijah’s Chair, i lindur në Sarajevë, ku edhe është e bazuar drama, thotë se autorët rajonalë ballafaqohen ndonjëherë me sfidën e të qenit të kufizuar vetëm në tema për luftën.
igor Stiks

“Disa autorë kanë zgjedhur të merren me një temë të vetme”, thekson ai, “por unë shpresoj se për mua do të jetë e mundur të përfshij tema nga dhjetë vitet që i kam kaluar jashtë vendit”.

“Elijah’s Chair nuk është vetëm tregim për luftën në Sarajevë siç nuk është vetëm për tregimin për pasojat e luftërave Jugosllave”, shpjegon ai.

“Ajo që doja të arrija është që lexuesi gjerman dhe francez të kuptojë se kjo luftë u ka ndodhur edhe atyre, e jo vetëm disa fiseve të Ballkanit”.

Aktorja sarajevase Maja Izetbegovic, që e kishte rolin kryesor në Elijah’s Chair, është e vetëdijshme për rrezikun e të qenit të kufizuar vetëm në role të pjesëve në lidhje me luftën por beson se shfaqjet e tilla ende janë të nevojshme për procesin e shërimit që duhet të ndodh.

“Unë ndjehem emocionalisht e shterur pas aktrimit në këto emisione. Shpesh i them vetes: ‘Mjaft’, thotë ajo.

“Kur do të ndalemi së foluri për luftën, ndarjen dhe tranzicionin?” pyet ajo. “Por kësi është koha në të cilën ende jetojmë, dhe duhet t’i adresojmë çështjet e kohës tonë”.

Përderisa Sarajeva gjendet në margjinat e botës Jugosllave teatrale, dhe i mungon tradita e krijuar autentike, Sllovenia ishte në një lloj tjetër të margjinave, e larguar në aspekt kulturor nga pjesa tjetër e Jugosllavisë.

Kjo nuk ishte vetëm për shkak të trashëgimisë Austro-Hungareze – e përbashkët me Kroacinë – por edhe për shkak se sllovenët nuk luajtën ndonjë rol të madh në konfliktet e Ballkanit të shekullit të kaluar.

Drejtori slloven Dusan Jovanovic, një nga figurat kryesore teatrale të ish-Jugosllavisë, pajtohet se skena kulturore sllovene i sheh çështjet Jugosllave përmes një këndvështrimi tjetër, dhe kështu e sheh bashkëpunimin e rinisur kulturor jashtë çfarëdo konteksti politik.

“Tregimi i Sllovenisë ishte pak më i ndryshëm se ai i [pjesës tjetër të] Jugosllavisë”, kujton ai. “Për këtë arsye ndoshta ka qenë më e lehtë për Slloveninë t’i shkëpusë lidhjet me republikat e mëparshme.

“Por gjërat kanë ndryshuar në ditët e sotme. Unë nuk e shoh këtë si ndonjë lloj të ri-Jugosllav-izimit, sepse kjo shprehje mund të ketë konotacion politik dhe konotacionet e tilla janë absurde në ditët e sotme.

“Sot kemi shumë shtete të reja nga ajo që ka mbetur nga shteti i kaluar, ku secili prej tyre e ka perspektivën e vet”.

“Sllovenia ka refuzuar për një kohë të gjatë të ketë lidhje të forta kulturore me pjesën tjetër të rajonit, por gjatë dhjetë viteve të fundit kjo gjë ka ndryshuar”.

Ai e shënon datën e fillimit të kësaj periudhe të re të bashkëpunimit me vizitën e Dramës së Lubjanës në Beograd në vitin 2000, që pastaj vazhdoi me një seri të shkëmbimeve.

“Lidhjet intelektuale dhe teatrore janë bërë shumë vibrante, që e stimulon teatrin Slloven”, përfundon ai.

Aktorja Dragica Potocnjak, nga Slovensko mladinsko gledalisce [Teatri i të Rinjve Slloven] i Lubjanës, i cili shfaqi “Damned Be the Traitor of his Homeland” (I mallkuar qoftë tradhtari i atdheut të vet) [një poezi nga himni i vjetër kombëtar Jugosllav) gjatë Bitef-it të sivjetmë, tha se mendoi se do ta braktisë skenën përgjithmonë kur u shpërbë shteti.

“Ishte ndjenjë e keqe që dikush e kufizonte hapësirën tonë të jetesës dhe kreative. Në atë kohë e humba shpresën në teatër dhe dëshiroja ta ndërroj karrierën time”, kujton ajo.

Ajo nuk është e vetmja aktore sllovene që ka dëshirë të zjarrtë për një skenë më të gjerë. Primoz Bezjak, i cili aktron në dramën e njëjtë, thotë se shpreson se do të mund të matet me kolegët e ditëve të Jugosllavisë “të cilët luanin në filma dhe kishin mundësi të performojnë në rregullisht në skenat e të gjitha republikave të Jugosllavisë”.

Artikulli është botuar në Balkan Insight, në gjuhën angleze, 29 Sep 2011

ETIKETA

11 Tetor 2011 - 4:31 pm

Andrej Klemencic 11/10/2011 - 4:31 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0