Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Isa Mustafa, Kryetar i LDK’së

Isa Mustafa, 59 vjeç, filloi karrierën e tij politike në vitet e 1980, duke udhëhequr qeverinë komunale të Prishtinës nga 1984 deri 1988, në të cilën pozitë u kthye në vitin 2007 kur mposhti zëvendëskryetarin e PDK-së, Fatmir Limajn në zgjedhjet për kryetar komune.

 

NDËRLIDHUR

Në zgjedhjet komunale të vitit 2009, Mustafa i rizgjodh kryetar i Prishtinës, këtë herë pa balotazh, pasi që fushata negative e PDK-së funksionoi në favor të tij.

Gjatë viteve të 1990, Mustafa jetoi në mërgim, kryesisht në Gjermani, Zvicër, Shqipëri dhe Kroaci, pasi që ndaj tij u lëshua urdhër arresti nga regjimi serb. Ai u bë Ministër i Ekonomisë dhe Financave në qeverinë e Republikës së Kosovës në ekzil, e cila udhëhiqej nga Bujar Bukoshi.

U kthye në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999 për të punuar në Institutin Riinvest dhe Universitetin e Prishtinës, para se të bëhej këshilltar i lartë politik i atëherë Presidentit të Kosovës, Famtir Sejdiut, më 2006.

Mustafa mori kryesimin e LDK-së nga Sejdiu më 7 nëntor 2010 ku fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e brendshme partiake.

Konsiderohet se Mustafa ia hodhi Sejdiut, i cili kishte dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Kosovës pasi që Gjykata Kushtetuese nxori vendim se nuk mund të mbante pozitë tjetër politike në të njëjtën kohë sa ishte President.

Aktualisht, Mustafa mundohet të reformojë LDK’në përmes një grupi ekspertësh dhe ndërrimet në degët e partisë gjë që ka thelluar dallimin e tij me Sejdiun, i cili ende ka ndikimi të gjerë në parti. 

Aftësia e Mustafës për të udhëhequr opozitën vlerësohet se po tkurret, në raste të caktuara, nga afërsia e tij e gjatë me ish-kryeministrin ne ekzil, Bujar Bukoshi i cili është zëvendës kryeministër në qeverinë Thaçi 2.

Ky artikull është botuar më herët në BIRN në gjuhën angleze, më 10 Dhjetor 2010.

 

ETIKETA

25 Shtator 2011 - 13:24

BIRN 25/09/2011 - 13:24
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Isa Mustafa, Kryetar i LDK'së

by Gazeta JNK
NA NDIQNI