Hoxhaj në Twitter: Egjipti e Njohu Kosovën

Lajmi është kumtuar  nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në Twitter.

Për Gazetën Jeta në Kosovë lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi.

Hoxhaj ishte takuar disa herë me zyrtarë të lartë të shtetit të Egjiptit përfshirë këtu edhe takimin e fundit me ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit Mohamed Kamel Amr.

Egjipti në disa raste kishte paralajmëruar njohjen e Kosovës në takimet e ndryshme bilaterale me përfaqësues nga Kosova.

Egjipti është vendi më i populluar (rreth 85 milionë banorë) dhe më me ndikim në botën arabe.