Një çift nga Argjentina thotë se e vlerëson stilin austro-hungarez të ndërtesës. Foto: BIRN.

Hosteli Tregon Historinë e Vrasjes që Ndryshoi Botën

Një hostel në Qytetin e Vjetër në Sarajevë u ofron vizitorëve një mundësi për t’u zgjuar në mëngjes dhe të shohin një vrasës që u ka ngulur sytë nga tavani. Ose ai mund të jetë një hero – në varësi të interpretimit të dikujt.

Ata mund të zgjohen gjithashtu dhe të kenë një viktimë që ua ka ngulur sytë nga muri. Ose një tiran, përsëri  në varësi të interpretimit.

Hosteli “Franz Ferdinand” ka zgjedhur vrasjen më 28 qershor 1914 të kryepeshkopit austro-hungarez Franz Ferdinand si temë parimore dhe muret e tavanet e tij u ofrojnë vizitorëve një leksion historie në lidhje me ngjarjen që e futi Sarajevën në hartën e botës.

“Nëse nuk e keni mësuar kurrë apo nëse e keni harruar, mund të mësoni shumë nga këto mure,” tha për BIRN menaxherja e hostelit Nirela Smajoviç.

Sigurisht që shumë vrasës të tjerë e kanë tronditur botën gjatë shekujve, që nga ai i Jul Cezarit, i Abraham Linkolnit, i Mahatma Gandhit, i Martin Luter Kingut dhe i J.F. Kenedit. Por asnjë nuk ka pasur atë ndikimin të cilit disa njerëz i referohen si “nëna e të gjitha vrasjeve”.

Të shtënat nga një serbo-boshnjak 19-vjeçar, i quajtur Gavrilo Princip, ndezën “luftën e parë botërore” të historisë, e cila mori më shumë se 40 milionë jetë dhe rrëzoi katër perandori: gjermane, austro-hungareze, ruse dhe osmane. Ajo ndryshoi botën përgjithmonë.

Ajo shkaktoi gjithashtu një debat historik dhe ideologjik të përhershëm midis popujve të Ballkanit në lidhje me nëse Principi ishte një hero dhe luftëtar lirie apo një kriminel dhe terrorist.

Muret e hostelit tregojnë këtë histori. Ata janë të mbuluar me fotografi të Principit, Ferdinandit, gruas së tij Sophie Chotek, artikuj të vjetër gazetash mbi vrasjen dhe luftën, fakte të rëndësishme, histori dhe kuota historike.

Smajoviç thotë se pronarët donin t’i jepnin Sarajevës diçka që qyteti nuk kishte pasur më parë. Do të ishte një hostel, por emri dhe dizajni nuk ishin zgjedhur ende derisa një mik i pronarit të sugjeroi emrin Franz Ferdinand.

“Kështu që ata menduan se mund të nxirrnin shumë gjëra nga  Franz Ferdinandi,” tha Smajoviç.

Lobi e prezanton klientin me një histori të shkurtër që çoi deri te vrasja, e cila është e gjitha e mbuluar në katin e parë.

Menjëherë pasi hosteli hapi dyert e tij për mysafirët në vitin 2013, u krijua mundësia për të shtuar edhe një kat tjetër. U vendos që tema e këtij kati të vazhdonte temën aktuale të hostelit.

Të gjitha dhomat mbajnë emra dhe tema personalitetesh të rëndësishme dhe betejash që kishin lidhje me luftën, për shembull, Gavrilo Princip, Franz Ferdinand, Sophie Chotek, Baroni i Kuq, Mlada Bosna (grupi të cilit i përkiste Principi), Beteja e Galipolit dhe beteja Verdunit.

Biznesi po shkon mirë. Turistë të rinj mbushin hollin dhe dhomën e ndenjes, duke pyetur stafin se çfarë duhet të vizitojnë dhe si të shkojnë atje.

“Ne jemi hosteli i parë në Bosnje dhe dalëngadalë jemi shndërruar në një brend në Ballkan,” tha Smajoviç.

“Tani ka edhe apartamente Franz Ferdinand dhe kemi në plan të zgjerohemi edhe më shumë në të ardhme,” shtoi ajo.

Një çift rreth të tridhjetave nga Argjentina qëndronte ulur në zonën e kuzhinës së hostelit. Të dy arkitektë, ata thonë se e vlerësojnë stilin austro-hungarez të ndërtesës.

Ata zgjodhën të rrinin në hostel kryesisht sepse ai kishte vlerësime të mira dhe ndodhej në një vend të mirë, por e pranojnë se kanë mësuar shumë gjëra si bonus.

“Ne dinim që më parë gjëra për vrasjen, por këtu mësuam në lidhje me anën tjetër të historisë,” tha djali.

Me një histori të tillë të trazuar, Sarajeva ka arritur përdorë tragjeditë e saj për numrin në rritje të turistëve që vizitojnë çdo vit këtë vend.

Autoritetet raportojnë një rritje në numrin e të huajve që vizitojnë vendin çdo vit dhe pjesa më e madhe e kësaj përqendrohet në Sarajevë.

Për disa njerëz, është diçka që të hap sytë.

“Disa në fillim mendojnë se ka lidhje me grupin muzikor Franz Ferdinand dhe pastaj habiten kur shohin fotografinë e kryepeshkopit në murin në holl. Disa e pranojnë se s’dinin asgjë në lidhje me këtë ngjarje. Por ata janë gjithmonë të interesuar dhe të gatshëm të mësojnë,” vuri në dukje Smajoviç.

“Mendoja se të huajt do të ishin më të interesuar për luftën e fundit (atë të viteve 1992-1995), por kur fillon të flasësh me ta, biseda kalon te Lufta e Dytë Botërore dhe pastaj te Lufta e Parë Botërore. Kjo i intrigon shumë,” shtoi ajo.

“Ka shumë politikë, shumë histori, është vërtet fantastike,” tha Sauli, një 18-vjeçar nga Londra, i cili po qëndronte në hostel me shokë. Ata po bënin një udhëtim në të gjithë Europën Lindore dhe s’mund të mos vinin në Sarajevë.

“Këtu të mësojnë shumë gjëra,” tha ai, duke sjellë në mendje një hartë të madhe në kuzhinë që pasqyron Europën në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. Ai ishte magjepsur gjithashtu nga Dora e Zezë, organizata në të cilën Principi dhe bashkëpunëtorët e tij ishin pjesë, që planifikoi sulmin ndaj kryepeshkopit.

“Ngjit me krevatin tim është një citim nga Gavrilo Princip, që e ka thënë ndërsa ishte gati ta transferonin nga një burg në një tjetër,” tha Sauli.

Citimi thotë: “S’është e nevojshme të më çoni në një burg tjetër, jeta ime tashmë po dobësohet shumë. Ju sugjeroj të më gozhdoni në një kryq dhe të më digjni të gjallë. Trupi im që digjet do të jetë një pishtar për të ndriçuar popullin tim në rrugën e tij drejt lirisë”.