Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Holanda Mbyll Burgje

Mbyllja e burgjeve vjen si rezultat i rënies së nivelit të krimit dhe kursimeve në buxhetin e shtetit holandez..

Ministri i Drejtësisë së Mbretërisë së Holandës, Fred Teeven  ka filluar zbatimin e planit të tij për mbylljen e 19 burgjeve në Holandë e cili do t’i kursejë këtij vendi rreth 340 milionë euro, por që do të lë pa punë rreth  3700 persona.

NDËRLIDHUR

Në vitin 2014 do të mbyllen 9 burgje përfshirë edhe burgun e njohur të  Amsterdamit (Amsterdam Havenstraat). Në vitin 2016 do të mbyllen gjashtë burgje tjerë, ndërsa një vit më vonë edhe katër të tillë.  

Reformat në sistemin e drejtësisë holandeze do t’u mundësojnë të dënuarve të punojnë jashtë ambienteve të burgut dhe më shumë burgosur do të pajisen me byzylyk elektronik që do të tregojë vendndodhjen e tyre në çdo kohë.

Niveli i krimit në Holandë ka ardhur duke rënë dhe kjo rënie pritet të vazhdojë edhe në vitet në vijim thuhet në raportet e Ministrisë së Drejtësisë së Holandës.

Megjithatë realiteti duket të jetë krejtësisht ndryshe në vendin tjetër të Beneluksit. Burgjet në Belgjikë janë të stërmbushura dhe kjo ka bërë që ky vend në vitin 2009 të nënshkruajë një marrëveshje me Holandën për transferim të të burgosurve në burgjet e kësaj të fundit.

Holanda pritet të importojë rreth 500 të burgosur belgë, të cilët do të vuajnë dënimin në burgun e Tiburgut.

Asociated Press kishte raportuar në vitin 2009 për një rast kur një i dënuar me 18 muaj burg ishte liruar nga gjykata e Antverpit në Belgjikë, për shkak të mbipopullimit në burgjet belge.

Shkrimi bazohet në raportimet e bëra nga televizioni publik i Holandës RTV NH, NRC.nl, MSN dhe AP.

ETIKETA

28 Qershor 2013 - 11:33

Bardh Shkreli 28/06/2013 - 11:33
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Holanda Mbyll Burgje

by Gazeta JNK
NA NDIQNI