Hetuesi i 'Organeve' në Shqipëri

John Clint Williamson, i cili udhëheq Task Forcën për Hetime Speciale e përbërë nga shtatë vende të misionit Europian, EULEX do të takohet me zyrtarët nga Shqipëria në përpjekje për të krijuar marrëdhënie më të mira në realizimin e hetimit.

Dick Marty, raportuesi i të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës, në dhjetor të vitit 2010 publikoi raportin i cili kishte lidhje me ish luftëtarët e UÇK’së, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, për krim të organizuar dhe i akuzoi ata për trafikim me organe të të burgosurve serb dhe të personave të tjerë në Shqipëri.

Kosova dhe autoritetet Shqiptare i kanë mohuar akuzat dhe janë pajtuar që të bashkëpunojnë në hetimin ndërkombëtar të pretendimeve të Martyt.

Williamson, i cili e ka bazën në Bruksel u takua në tetor me zyrtarët e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë.