Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Hashim Thaçi nga ‘Gjarpër’ në Kryeministër

Thaçi, i lindur më 1968, iu bashkua kauzës për pavarësi teksa ishte student, dhe u shndërrua në njërin nga liderët kryesorë të lëvizjes protestuese të fillimit të viteve të 1990. Me intensifikimin e presionit serb, ai u largua për në Zvicër, ku studioi histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Cyrih.

I kthyer në Kosovë si figurë kyçe e lëvizjes guerile, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai mori nofkën “Gjarpëri” për shkak të shkathtësive të tij të shmangies së policisë serbe. Ai mori pjesë në bisedimet e pasuksesshme të Rambujesë në vitin 1999 dhe pas luftës themeloi Partinë Demokratike të Kosovës, PDK si fraksioni kryesor i dalë nga radhët e UÇK-së.

NDËRLIDHUR

Thaçi konsiderohet si njeri me aftësi mendjemprehta taktike, i aftë në manovrime të shkathëta drejt arritjes së qëllimeve të tij, gjersa mban ngushtë frerët e pushtetit. Pas fitores së PDK-së në zgjedhjet parlamentare më 17 nëntor 2007, Thaçi u zgjodh Kryeministër i Kosovës.

Më 17 shkurt 2008, në parlamentin e vendit, Thaçi shpalli Kosovën shtet të pavarur.

Gjatë periudhës trevjeçare si Kryeministër, ai udhëhoqi Kosovën drejt anëtarësisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Megjithatë, Thaçi pranoi kritika kohëve të fundit nga akterë vendorë e ndërkombëtarë për dështimin e qeverisë së tij në luftimin e korrupsionit dhe për pretendime se po bën përpjekje për t’i kontrolluar mediat.

Nën presion, ai rikonfiguroi kabinetin e tij në fillim të vitit 2010, duke larguar disa ministra të rinj dhe disa zëvendësministra, duke i lënë peshqit e mëdhenj në detyrë, përfshirë edhe Ministrin e Transportit, Fatmir Limajn. Është e kuptueshme se marrëdhënia e tij me Limajn, një tjetër figurë kyçe në PDK, është tendosur.

Gjithashtu, ai është tallur në media për anglishten e dobët dhe gafat e tij. Në një vizitë për në SHBA më 2009, është raportuar se e quajti Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton, “znj. Albright”. Gjithashtu, ka thënë këtë vit se të tjerët e kanë ngatërruar atë me aktorin filmik George Clooney.

Megjithatë, partia e tij, sipas sondazheve të fundit, mbetet më popullorja në vend dhe ai është riemëruar në postin e Kryetarit të PDK-së, pa kundërshtar, në prag të zgjedhjeve të hershme të 12 dhjetorit.

ETIKETA

25 Shtator 2011 - 14:39

BIRN 25/09/2011 - 14:39
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Hashim Thaçi nga ‘Gjarpër’ në Kryeministër

by Gazeta JNK
NA NDIQNI