Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Harxhon Mijëra në Restorantin e Partnerit

BIRN ka zbuluar se zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit ka shpenzuar 18,000 euro gjatë një viti tek restoranti, pronë e biznes e partnerit i cili i ka ndihmuar atij të rizgjidhet kryetar.

Komuna kosovare, e varfër me shpenzimet e saja, ka shpenzuar 50,000 euro në dreka zyrtare dhe dhoma hoteli gjatë 2009, nga të cilat 20,000 euro i kanë shkuar Hotel Kristalit, pronë e biznes partnerit të kryetarit, Qemajl Mustafa.

NDËRLIDHUR

Mustafë Shala, gjithashtu ka dhuruar të holla si pjesë e financimit të rizgjedhjes së kryetarit të Gjilanit.
Asnjë tender nuk ka qenë i hapur për faturat e shpenzuara tek restoranti i Hotel Kristalit, të cilat kanë qenë prej tetë euro deri 3,200 euro, sipas dokumenteve të cilat Prishtina Insight i ka marrë duke u bazuar në rregulloren për qasje në dokumente publike.

Komuna ka shpenzuar në total 1.9 milionë euro në mallra dhe shërbime gjatë 2009’ës, nga të cilat 2.5 për qind kanë shkuar në dreka zyrtare, vërtetuan të dhënat.

Rreth 18,000 euro kanë qenë të shpenzuara nga zyra e kryetarit dhe 2,000 të tjera nga departamentet e ndryshme.
Me 20,000 euro të shpenzuara në Hotel Kristalin do të ishte e mundur të blihen 20,000 hamburgerë ose 5,000 pjata pilafë me lëng pule po në të njëjtin vend.

Komuna vërtetoi se shpenzimet nuk janë mbuluar gjatë kohës kurrë është bërë shpenzimi tek Hoteli Kristal, në 2009-ën, pasi që nuk ka pasur buxhet të mjaftueshëm për t’i mbuluar ato. Por i ka paguar 20,000 që i kishte borxh në vitin 2010, pas miratimit të buxhetit për vitin e ri.

Kryetari i Komunës bashkë me Shalën janë pronarë të përbashkët të kompanisë për fruta në Gjilan, Frutta Viva, që tregton banane me shumicë. Shala është një biznesmen i madh në Kosovë përmes pronësisë në Compact Group, e cila në mesin e shumë produkteve tjera, prodhon ujin e njohur, Dea.

Gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 2009’ës, Shala ka dhuruar 7,000 euro tek selia e Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, në Gjilan, të cilës i përket edhe kryetari, të dhëna këto nga auditimi i llogarive të partive politike të shpallura javën e kaluar.

Ky ka qenë një donacion i vetëm i kësaj vlere, më i madhi për partinë në këtë qytet.
Kryetari tha se nuk sheh konflikt interesi në shfrytëzimin e restorantit të partnerit të tij sepse ligji nuk e detyron atë të shpall tender për shërbime.

“Nuk është konflikt interesi sepse ai [Shala] nuk mbijeton vetëm me shpenzimet e komunës tek biznesi [hoteli] i tij”, u shpreh kryetari për BIRN.

“Ai ka një biznes shumë të suksesshëm në të cilin komuna zhvillon shumë ngjarje por nuk është vendi i vetëm ku ne shpenzojmë nga buxheti jonë për dreka dhe takime zyrtare”.

Pronësi të pa deklaruara

Duke i krahasuar të dhënat nga Agjencioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, ARBK me deklaratën e prejardhjes dhe gjendjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë që duhet dorëzuar Agjencisë Kundër Korrupsion tregojnë se kryetari i Gjilanit nuk i ka cekur të gjitha pronat e tundshme dhe të ardhurat financiare.

Ai nuk i ka paraqitur në deklaratën për prejardhje të pasurisë 15 për qind të aksioneve në kompaninë e bananeve, e as pronësinë e një kompanie tjetër, N.T.P. Vision, shitore për pajisje elektronike.

Sipas deklaratës së tij, të hyrat e vetme të tij financiare janë nga rroga si kryetar komune, me 800 euro në muaj.
Kur Prishtina Insight e pyeti atë për se si mendon ta paguaj kredinë prej 96,000 euro për vetëm katër vjet, siç ishte cekur në deklaratë, ai tha se gjithashtu ka të hyra prej 1,300 euro në muaj nga qiramarrja e një prone të tij.
“E kam plotësuar me shumë kujdes deklaratën dhe të gjitha të dhënat janë aty, duke cekur çdo pronë qe e posedoj, dhe ka edhe disa të dhëna më të hollësishme rreth tyre,” tha ai.

Mustafa nuk është e vetmi zyrtarë i lartë politik në Kosovë që nuk i ka cekur tërësisht të hyrat dhe pasuritë e tyre.
Raporti i progresit i Komisionit Evropian për vitin 2010 për Kosovën veçoi se disa zyrtarë të lartë nuk i kanë dorëzuar deklaratat e tyre për gjitha pronat që i kanë, sikur të mos ishte kjo një çështje për tu brengosur fare.

“Informatat në dispozicion kanë zbuluara se ka mospërputhje mes të të ardhurave dhe pronave të zyrtarëve të lartë Kosovarë,” veçoi raporti. “Kjo tregon se korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur në nivel të lartë në Kosovë.”

Kontrata për donatorë partie

Hoteli i Shalës në qendër të qytetit nuk është firma e vetme që merr të hyra të larta nga taksapaguesit, të cilët në ndërkohë e financojnë edhe partinë e kryetarit.

Donatorë të PDK’së në Gjilan para zgjedhjeve të 2009’ës kanë përfshirë tri komani: N.N.P. Magjistralja: Florim Zuka, pronar i  kompanisë Tali; dhe Bejta Commerc, përmes pronarit të saj Basri Kqiku.

Këto firma kanë bërë donacione përkatësisht nga 2,500 euro, 8,000 euro dhe 10,000 euro;  këto dy të fundit kanë qenë donacionet më të mëdha nga individë tek selia lokale e PDK’së.

                        
Që të tri kompanitë, të bazuara në Gjilan, kanë fituar një numër të madh të kontratave para dhe pas zgjedhjeve të 2009’ës.
Nuk ka asnjë sugjerim se këto firma nuk kanë qenë të kualifikuara për të marrë kontrata të tilla, as se Mustafë Shala ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme duke bërë një donacion prej 7,000 euro. Por, Komisioni Evropian e ka kritikuar qeverinë Kosovare se nuk është duke i përfshirë me ligj ose së paku është duke i rregulluar praktikën që i kufizon kompanitë të cilat konkurrojnë për tenderë publik, të bëjnë donacione tek partitë politike për kampanja parazgjedhore.

Raporti i progresit për vitin 2010 ka cekur se tek sa parlamenti e ka miratuar ligjin për financimin e partive politike, “nuk është tërësisht në përputhje me standardet Evropiane.

“Njëra nga dobësitë e ligjit është se as nuk e parandalon as saktësisht i rregullon donacionet e personave juridik të cilët sigurojnë mjete dhe shërbime ndaj administratës publike,” thuhet në raport.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, në raportin e tyre për vitin 2009 për financimet e komunave, ka veçuar se qyteti i Gjilanit i ka paguar Magjistrales 25,000 euro, pa shpallur tender, për një kontratë për mirëmbajtjen e rrugëve, me vlerë prej 170,000 euro.
“Asnjë kontratë shtesë nuk është gjetur, vetëm miratim nga kryetari i komunës për furnizime shtesë nga kontraktuesi,” shkruante raporti.

Autoritetet mund të shpenzojnë 10 për qind nga kostoja e paraparë e një projekti pa kontratë, dhe pa shpallur tender, por vetëm nëse posedon miratim nga Agjencia e Prokurimit Publik.
Në rastin e parave shtesë të paguara tek Magjistralja, megjithatë, puna shtesë ka qenë e vlerësuar me më shumë se 10 për qind dhe nuk ka poseduar aprovim.

“Shkeljet ndaj ligjit për prokurim publik mund të rezultojnë në keqpërdorime të fondeve publike ose të mos përdoren në mënyra më ekonomike,” përfundon auditimi.

Komuna reagoi se, me rekomandim të kryetarit të komunës, procesi i prokurimi nuk ka qenë i nevojshëm, për shkak të vetë disa “dëmeve rrugore të parashikuara” dhe për shkak se komuna “nuk ka pasur kohë të mjaftueshme”.
Kryetari tha se të tre firmat që kanë bërë donacione financiare ndaj PDK-ës kanë qenë me përvojë, kompani profesionale, dhe kontraktuesit kanë qenë të shpërblyer në bazë të meritave të tyre.

“Ne nuk mund ti diskriminojmë të vjetrit, të themeluar që prej vitesh dhe teknikisht të forta si për shembull Bejta, Tali dhe Magjistralja, të cilat punojnë shumë profesionalisht, dhe ne na nevojiten kompani që na garantojnë kualitet”, tha Mustafa.
Misioni ligjor i BE-së në Kosovë, EULEX, aktualisht janë duke hulumtuar nëse disa tenderë rrugorë kanë qenë të shpërndara me mashtrime në qytet.

Por kryetari po qëndron me mendimin se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe thotë se nuk është në rregull që ai është bërë i dyshuar pa u paralajmëruar për arsyet dhe natyrën e akuzës.
“Koha do të tregojë se ata [EULEX] kanë bërë gabim, që nuk është problem, sepse drejtësia do të tregojë këtë”, tha ai.

Ky artikull është botuar më herët në BIRN në gjuhën angleze, më 8 shkurt 2011.

ETIKETA

10 Tetor 2011 - 00:15

Prishtina Insight 10/10/2011 - 00:15
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Harxhon Mijëra në Restorantin e Partnerit

by Gazeta JNK
NA NDIQNI