Një pjesë e Ekipit Përnime të KALLXO.com

Hakmarrja Përnime e Elektoratit

Sa herë që politikanët kanë besu se përnime janë të paprekshëm; se votat pernime i kanë t’garantume; se përnime munden me i fitu zgjedhjet me ‘durë n’xhepa’, tu i shpërfillë kundërkandidatët e “padenjë” ose tu bo kërkesa joligjore për trefishin e hapësirës mediale në ballafaqimet mediale, mileti përnime jau ka KALLXU vendin – Ftyrës!

PyDyKyja, me Tërheqjen e vet Taktike Pa Panik përplot arrogancë, jo vetëm që s’ka marrë pjesë në DebatPërnime2017, por edhe ka bo çmos me i ndalë panelistët e AAK-së dhe NISMA-s për mos me ardhë në debat.

Blerandi ka mendu se kjo arrogancë e zhtabit sgjedhor të PyDyKysë ka me u heshtë. Natyrisht, na nuk bijmë në nivel të tablloidave e mediave tjera të bleme edhe në rastet kur na gjujnë me gurë. Na e kthejmë faqen tjetër sepse kemi ftyrë dhe për shkak se etika profesionale nuk na lejon as me i gjujtë me bukë – edhe gjujtja me bukë mundet me e lëndu dikend, sidomos bukpërmystit, sepse ata lëndohen lehtë, porsi dallëndyshet e hershme të pranverave me mjegull.

Na, përnime s’i kemi gjujtë, as me bukë e as me gurë. Veç iu kemi kallxu shikuesve saktë çka po ndodhë. Jemi mundu me zdritë edhe me jau zbulu ftyrën krejtve. Edhe i kemi përshëndetë përzemërsisht gjatë çdo DebatPërnime. Na përnime s’kemi faj që mileti është ngi asfallt, e tash po don kifle!

Vendimi i zhtabit sgjedhor të PyDyKysë na ka kushtu koxha naltë. Dyfish ma shumë kohë është dashtë me harxhu për me i siguru panelistët, që shikuesve me iu ofru debat me të gjitha SUBJEKTET politike. Vetëm kështu kemi mujt me konsideru që përnime kemi DebatPërnime – ani se kjo ka nënkuptu përgjysë kohë ma pak për me pushu; zgjedhjet janë darsëm, e n’ndarsëm s’ka me flejtë se fundja: Ftyrë është kjo!

Edhe shikuesit, edhe votuesit, përnime e kanë dëshmu që nuk dojnë me u përfaqësu prej politikanëve arrogantë, të cilët udhëheqin me statusa t’Facebookut e përmes intervistave “miqësore” me gazetarë të butë të mediave t’bleme.

Nëntë 'Mikrofonat e PDK-së' #DebatPernime

Nëntë 'Mikrofonat e PDK-së'#DebatPernime

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 9 juin 2017

E vetmja Kosova ka mbetë prej krejt shteteve në rajon, ku ende ka debat të hapur, me ftyrë, debat në të cilin ngriten çështje që i interesojnë publikut, e që shpesh nuk jau ka qefi politikanëve me ma pak ftyrë.

Shipnia, Maqedonia, Serbia… kaherë nuk ka pa ballafaqime përnime të politikanëve në mediat e tyre. Ka simulime të debatit përmes prostitutave politike të pagumë vetëm për me ia gërditë shikuesve nevojën për me qenë të informumë.

Dorën n’zemër, mu m’kujtohet Hasha gjatë kohës kur ka qenë në opozitë para vitit 2007. Fort na dojke, se na e kritikojshim LeDeKenë. Posa hypi n’kali, na e pat bo “block” për 10 vjet – se shumë po kritikojmë. Edhe Isa njëjtë. Edhe Dulla njëjtë. Qebesa, edhe Kadrushi (Kadriu + Ramushi = Kadrushi) n’atë rrugë janë nisë.

Votuesi i Kosovës fort qartë e ka vizatu: dilni n’shesh; dilni n’debat, ama n’debat përnime, me ftyrë; aty ku s’ka me mshelë sy, edhe s’ka me e lëmu njonin e me i msho tjetrit aty ku secili matet me t’njëjtin kanar.

Pra, me krenari po m’mbetet me iu thonë fmijve t’mi që n’Kosovë hala ka DebatPërnime e me Ftyrë.

Zhtabet sgjedhore munden me jau ly me akëll e me kos krytë atyre që pretendojnë me qenë liderë të ktij veni, por votuesit jau kanë angllatisë hunve: arrogantat n’shpi!

Dhe për fund, zhtabit sgjedhor: XOXO, e Blerandit: #vetëmapomhan.