Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Gratë e Emancipuara Fajësohen për Divorcet

Kreu i trupit shtetëror antidiskriminues të Maqedonisë fajëson gratë e emancipuara për rritjen e numrit të martesave të dështuara, duke shkaktuar zemërim te aktivistet për të drejtat e grave.

Duke mbështetur vendimin e qeverisë për hapjen e 11 këshillimoreve martesore në Maqedoni, Dushko Minovski që është edhe këshilltar shtetëror në Ministrinë e Politikave Sociale, tha që femrat e emancipuara duhet të fajësohen për shtimin e rasteve të prishjes së martesave.

NDËRLIDHUR

“Vala e emancipimit e ardhur nga vendet perëndimore ka ndikuar te femrat”, i tha Minovski të përditshmes Vest.

“I shohim ato të zgjedhin shkollimin dhe karrierën dhe të shtyjnë martesat”, shtoi ai.

Minovski, anëtar i partisë drejtuese të vendit VMRO-DPMNE, tha që qendrat e reja të këshillimit martesor mund të ndihmojnë ndryshimin  e trendit në rritje të divorceve.

“Stereotipi që mashkulli si partner dominant duhet të respektohet, është shkatërruar, kështu që [martesat] përfundojnë me ndarje, edhe pas një grindjeje të vogël [mes çifteve]”, shpjegoi ai.

“Për këtë arsye vendimi për të hapur qendra këshillimore është i mirë. Ato do të veprojnë në baza vullnetare dhe ata që kanë probleme martesore nuk do të jenë të obliguar të shkojnë nëpër këto qendra”, theksoi Minovski.

Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore (HCPP), një rrjet i përbërë nga më shumë se 100 organizata për të drejtat e grave, tha se deklarata e Minovskit është brengosëse.

“Bazuar në këtë deklaratë… ne i bëjmë thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për një emancipim më të madh të burrave, për zvogëlimin e numrit të divorceve”, thonë në HCPP.

Deklarata e Minovskit është në pajtim me pikëpamjet konservative sociale të qeverisë së Nikola Gruevskit, që lansoi disa fushata të diskutueshme gjatë viteve të fundit.

Pavarësisht protestave nga aktivistët dhe në mungesë të partive opozitare që lëshuan parlamentin në qershor, subjektet drejtuese të vendit aprovuan ligjin e ri për abortin që sipas kundërshtarëve të tij shkel të drejtat e grave.

Në vitin 2010 Maqedonia u kritikua për dështimin e aprovimit të një ligji antidiskriminues në harmoni me normat dhe standardet europiane, duke përfshirë edhe mbrojtjen kundër diskriminimit të bazuar në orientimin seksual.

Në vitin 2009 politika qeveritare për nxitjen  e shtimit të popullsisë nëpërmjet stimulimit material të nënave me më shumë se një fëmijë, u shpall e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese, mbi bazën se është diskriminuese. Stimulimi material mbeti aktiv, por në një formë tjetër.

Deklarata e Minovskit përputhet edhe me deklaratat e liderëve të Kishës Ortodokse Maqedonase, besimit më të madh fetar të vendit.

Në muajin maj një peshkop i lartë fajësoi femrat për dështim të martesave, duke thënë se shumë femra mundohen të jenë të barabarta me burrat.

Statistikat zyrtare për vitit 2012 në Maqedoni tregojnë dhjetë për qind më shumë divorce, se një vit më parë. Numri i martesave gjatë 2012-ës është zvogëluar për 5 për qind.

ETIKETA

16 Gusht 2013 - 12:28

Sinisa Jakov Marusiq 16/08/2013 - 12:28
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Gratë e Emancipuara Fajësohen për Divorcet

by Gazeta JNK
NA NDIQNI