Gjykatësit Me Uniforma Të Reja

Pas kritikave të shumta se vetëm në 25 për qind të rasteve gjykatësit kosovarë i mbajnë  uniformat në seancat gjyqësore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në mbledhjen e fundit më 21 shkurt ky institucion ka vendosur të miratojë dizajnin e ri të uniformave të gjyqtarëve.

Sipas vendimit gjykatësit e Gjykatës Supreme do t’i kenë uniformat e zeza me vija të verdha ata të apelit të zeza e të gjelbra dhe ata të themelores me të kuqe.

Albert Avdiu, drejtor i Sekretariatit të KGJK-së, konfirmoi se për prodhimin e këtyre uniformave janë ndarë 45 mijë euro dhe se të njëjtat do shpërndahen nëpër gjykata menjëherë pasi të përfundojnë procedurat e tenderimit.