Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Gjykatësit Falsifikojnë Proceset

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka thënë se falsifikimi i evidentimit të seancave gjyqësore është i dënueshëm me kodin penal të vendit dhe ka insistuar se gjykatësit që kanë bërë këto veprime duhet të ndiqen penalisht.

NDËRLIDHUR

Reagimi vjen pasi monitoruesit e BIRN’it kanë nxjerrë të dhëna shqetësuese për gjyqtarët kosovarë. Sipas raportit vjetor të monitorimit të gjykatave, gjyqtarët kosovarë në afër 10 raste i kanë falsifikuar proceset e seancave gjyqësore, duke evidentuar se në gjykim është i pranishëm i tërë trupi gjykues, pa qenë e vërtetë.

“Është përgjegjësi e plotë e kryetarit të trupit gjykues, i cili me këtë rast nëse e konstaton të kundërtën në procesverbal bën shkelje penale e jo vetëm procedurale”, ka theksuar Hasani.

Në anën tjetër, kryesuesi i këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, ka deklaruar se ka kërkuar informata më të detajuara nga BIRN për këto shkelje dhe xd kanë nisur procedurat disiplinore  ndaj gjyqtarëve që dyshohet se i kanë bërë këto procese.

Ndërkohë, koordinatori i ekipit të monitoruesve, Genc Nimoni, gjatë prezantimit të raportit vjetor të monitorimit, është shprehur se të gjeturat janë shqetësuese dhe se, çka është më e keqe, ka shumë pak përmirësime nga vitet e kaluara.

Sipas tij, gjkykatësit, prokurorët dhe avokatët, vazhdojnë t’i përdorin telefonat gjatë gjykimit, të mos i veshin unifiormat, t’i mbajnë gjykimet nëpër zyra edhe pse sallat e gjykimeve ekzistojnë, të mos i lajmërojnë gjykimet në tabelën e shpalljeve dhe shumë shkelje të tjera.

Ramiz Azizi, kryetar i gjykatës Komunale në Gjilan, ka theksuar se përkundër shumë gjetjeve, raporti i është dukur i butë në krahasim me gjendjen faktike.

ETIKETA

29 Shtator 2011 - 3:53 pm

Kastriot Jahaj 29/09/2011 - 3:53 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0