Gjenerali i Liruar Perisic Mbërrin në Serbi

Kam mbrojtur nderin e njerëzve të mi dhe jetën e shokëve të mi. Më pas, luftova bashkë me demokratët kundër një regjimi totalitar”, tha Perisic, në një konferencë për shtyp, menjëherë pasi arriti në Beograd me një avion qeveritar, të premten.

“Shkova në Hagë për të mbrojtur njerëzit e mi, nderin tim dhe shtetin tim dhe fatmirësisht arrita ta bëj këtë”, shtoi ai.

Perisic u mirëprit në aeroport nga sekretarët e shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Drejtësisë në Serbi, si dhe nga familja e tij, miq dhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi.

“Vërtetova se jam gjeneral këmbëngulës, i shkolluar dhe i paepur, që mund të jetë i suksesshëm në të gjitha frontet”, vazhdoi Perisic.

Ai tha se përmes gjyqit dhe lirimit të tij, ai arriti të largojë “mallkimin mbi popullin serb” – idenë se serbët gjithmonë kanë dhunuar zakonet e luftës.

I pyetur nga gazetarët për planet e tij për të ardhmen, Perisic tha se për tani, do vetëm të kalojë kohë me familjen e tij.

Dhoma e apelit e ICTY vendosi të enjten se Perisic nuk ishte përgjegjës për krimet e luftës të kryera nga Ushtria Serbe e Bosnjës në Sarajevë dhe Srebrenicë, sepse nuk ishte nën komandën e Armatës Jugosllave.

Gjykata e shpalli gjithashtu të pafajshëm se ka dështuar të dënojë vartësit e tij që morën pjesë në bombardimin e kryeqytetin kroat Zagreb.

Zyrtarët serbë lavdëruan lirimin, duke thënë se ka vërtetuar se Beogradi nuk ishte agresori në konfliktet e viteve 1990-të.