Gatimi i gjelbër; qasje kosovare

Këto furra efikase kanë hapësirë të madhe të zënë një tepsi qoftë me pogaçe, me fli, me pite ose ëmbëlsira siç janë tespishtja dhe bakllava. Por kuptohet mundesh me qitë çka don në tepsi – edhe patate, edhe perime me pjekë ose ëmbëlsira të tjera. Arsyeja pse mund të zgjidhet kjo pajisje tradicionale kosovare është që harxhon shumë pak energji: hapësira që nxehet është vetëm pak më e madhe sesa tepsia bashkë me ushqimin tënd, pra nuk shpenzon rrymë vetëm për të ngrohur një hapësirë kot ose krejt një furrë vetëm për hir të vetëm një gjelle. Është e njëjta veti që ka tërheqë njerëzit m’i ble enët ‘Remoska’ të Çekisë që tash janë bërë në trend.

Dhe çmimi për këto tupanë të lëvizshëm është gjithashtu i arsyeshëm – rreth 40 euro, tu u varë në madhësi dhe ku blihen.

Interesi im kohën e fundit për tupanë ka lindë nga bisedat e tjera për si me gatue me pak shpenzim në rrymë. Ende nuk kam përdorë një kuti të kashtës, por këto janë shenjat për një kuzhinier tamam i gjelbër – një mënyrë për me nxeh ngadalë tava, oriz, dhe supa. Nxehen përmbajtjet e gjellës në fillim dhe janë lanë për një natë ose gjatë ditës, larg prej burimit të nxehtësisë por brenda një kuti me shumë izolim që nxehet ushqimi me një pjesë të vogël të energjisë që nevojitet  për gatim konvencional. Zvogëlimi i ngrohjes është një zvogëlim i karburantit pra edhe zvogëlim në faturat që duhen të paguhen.

Mundesh me ble një version modern, me Teflon – një ‘sloë cooker’ –edhe pse nuk ka elegance natyrore të fermës, slow cookers kanë pasojat e njëjta sa i përket ambientit. Edhe nëse nuk blen as tupanin, as slow cooker, teknikat e gatimit të ngadalshëm mund të ju kursejnë karburantin tuaj (tonë). Gjellët siç janë tëmbël oriz mund të gatuhen në mënyrë shumë më efikase nëse gatuhet oriz dhe tëmblin dhe mandej të dy janë lanë larg prej shporetit në krahasim me vluarjen për orë të tëra siç kërkojnë disa receta.

A je i interesuar në gatimin më të gjelbër apo po mendon se është tepër teknike? Nuk donë as me krijue një kuti të kashtës, as me ble një Remoska, një tupan a një slow cooker? Hajde pra, të paktën mos harro me përdorë një kapak në kazan deri sa vlohen perimet ose makaronat. Kjo ka një kontribut mjaft të madh për kursimin e energjisë gjatë gatimit.

Ka ushqim interesant nëse je i interesuar me ba eksperiment me gatimin që mban nxemje por nuk je gati me ble ose me ba pajisje të reja. Kohët e fundit, një shoqe më tregoi për ‘torta të termosit’ që përdor të njëjtin parim si një kuti e kashtës. Dhe lexova një recetë prej Anglisë të kohës së luftës së dytë botërore (njëjtë si një recetë që kam lexue prej hebrenjve ortodoksë, të dizajnuar në mënyrë që asgjë nuk duhet të gatuhet gjatë ditës së shtunës së shenjtë prandaj nuk punohet në mënyrë ‘haram’) sugjeron gatimin e shujtave brenda një kazan. Avulli prej ujit në të cilit zien perimet nxen një tortë që varë, të mbështjellur me byrynxhuk në të njëjtin kazan. Nëse ka një lexues që din me gatue kështu (dhe mund të dëshmojë që procesi nuk prodhon një tortë çokollatë më shijen e karotave mbi të cilat ka varë derisa ishte në gatim) ju lutem ftomë për darkë. Si një farë shkëmbimi, kur bëhem pronarja krenare e një tupani, do të gatoj për ty një shujte në tepsi, që harxhon shumë pak karburant dhe është e shijshme dhe krejt prodhim vendor.

Elizabeth Gowing është autorja e Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo, të botuar vjet, si dhe të The Little Book of Honey, të botuar sivjet. Gjithashtu ajo është themeluesja e OJQ’së The Ideas Partnership, të regjistruar në Kosovë me punë në projekte arsimore, mjedisore dhe kulturore. Mund të kontaktohet në [email protected]