Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Fajëson Politikën

Galeria e Arteve e Kosovës ngeli pa drejtor permanent pasi që Ministria e Kulturës përmbysi Fahredin Spahijën në një grusht për të cilin ky thotë se ndodhi për shkaqe politike.

NDËRLIDHUR

Artistët e Kosovës po brengosen për pazarllëqet politike në skenën kulturore pas shkarkimit të drejtorit të Galerisë së Arteve të Kosovës. Fahredin Spahija u bë zyrtari më i fundit i cili fajësoi ndërhyrjet politike për humbjen e postit të tij që në qershor kur ai u shkarkua. Atë ende nuk e ka zëvendësuar dikush në këtë detyrë.

Spahija, i cili ishte në vetëm gjysmën e mandatit të tij katër-vjeçar kur u detyrua që të largohet, thotë që ishte shkarkuar pas një peticioni politikisht të dirigjuar të dorëzuar tek Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, i cili u emërua në janar.

Ai pohon se punëtorët e galerisë kanë qenë të detyruar ta nënshkruajnë kampanjën për largimin e tij në të kundërtën do të largoheshin nga puna.

Ministria e Kulturës dhe ushtruesi i detyrës të drejtorit të Galerisë i refuzuan akuzat, duke thënë se Spahija u shkarkua për shkak të trajtimit të keq të personelit.

Por disa nga anëtarët e stafit të cilët e nënshkruan peticionin kundër Spahiut i thanë Gazetës Jeta në Kosovë se nuk kishin asgjë kundër drejtorit të mëparshëm. Një numër artistësh të njohur gjithashtu e kanë mbështetur Spahijën.

Që të njëmbëdhjetë punëtorët e Galerisë e nënshkruan peticionin në Ministri, duke e akuzuar Spahijën për keqtrajtim të personelit dhe keqmenaxhim të postit. Fillimisht peticioni ishte dorëzuat me vetëm nëntë nënshkrime.

Dy peronat e punësuar në Galeri të cilët e nënshkruan peticionin herën e dytë i thanë Gazetës Jeta në Kosovë se nuk kanë pasur asnjë problem me Spahijën. 

Mexhide Maxhuni dhe Skënder Gjykolli thanë se përfundimisht kishin vendosur ta nënshkruanin për “hir të kolegëve” por refuzuan të na tregonin se çka do të thotë ajo.

“Unë nuk u detyrova që ta nënshkruaj peticionin,” tha Maxhuni, “por unë e respektoj shumë [ish] drejtorin dhe ai asnjëherë nuk ka qenë i pasjellshëm apo i vrazhdë me ne,” shtoi ajo.

Gjykolli gjithashtu refuzoi të na tregonte se pse e kishte nënshkruar peticionin, pasi që “nuk kishte asgjë kundër Fahredin Spahijës.

“Në deklaratën time shumë qartë e kam cekur se jam ankuar për drejtorin e vjetër të galerisë, Luan Mulliqin”, tha ai.
Spahija i tha Gazetës Jeta në Kosovë se politikanë me peshë nga sektori i kulturës për disa muaj me radhë u munduan që ta përjashtojnë atë.

“E di që prapa gjithë kësaj skene njerëz të afërm për Ministrinë e Kulturës u munduan që të më eliminojnë mua profesionalisht”, tha Spahija.

Në ndërkohë, ata që e nënshkruan peticionin mbrojtën veprimin e tyre dhe largimin e Spahijës.

Dhurata Ramosaj, ushtruesja e detyrës së drejtorit të Galerisë, dhe njëra nga iniciatorët e peticionit, tha se ishin pajtuar ta ndanin me Ministrinë pakënaqësinë e tyre dhe t’i japin fund atë që ajo quajti atmosferë  “të pa përballueshme” me Spahijën.

“Drejtori na ka keqtrajtuar që të gjithëve dhe donin që t’i japim fund kësaj torture, t’i zgjedhim problemet tona dhe parandalojmë që situata të bëhet më keq”, tha Ramosaj.

Veton Firzi, sekretari permanent i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, tha se pasi që i kanë pranuar ankesat nga punëtorët e Galerisë, kanë formuar një komision për ta zgjedhur problemin.

“Ne formuam një komision disiplinor për t’u marrë me këtë çështje dhe pasi që biseduam individualisht me të gjithë punëtorët, komisioni propozoi për largimin e Fahredin Spahijës”, tha Firzi.

Por Spahija përgënjeshtroi duke pyetur “nëse akuzat ishin të vërteta, pse atëherë punëtorët nuk kanë përmendur shembuj konkretë kur paskan qenë të keqtrajtuar?

“Të gjitha këto skena kanë qenë shumë mirë të planifikuara nga më përpara dhe punëtorët e Galerisë janë keqpërdorur nga interesat personale të të tjerëve,” shtoi ai.

Para se të caktohej Dhurata Ramosaj si ushtruese detyre e drejtorit të galerisë, Ministri Kraniqi dy herë dështoi në emërimin e ushtruesit të detyrës.

Vesta Nura dhe Shkurtë Kadriu-Çitaku, që të dyja të punësuara në Ministrinë e Kulturës, i refuzuan ofertat për tu bërë ushtrues detyre e drejtorit të galerisë. Asnjëra nuk zbuloi pse vepruan kësi soji. 

Lutfi Haziri, ish ministri i kulturës nga qeveria e mëparshme, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se gjatë mandatit të tij ai kishte marrë shumë raporte të mira për Spahijën.

“Ai është një person i organizuar shumë mirë i cili çdo herë i referohej agjendës dhe orarit, duke punuar në një mënyrë shumë profesionale,” tha ai.

Artistë të tjerë gjithashtu patën reagime në favor të Spahijës, edhe pse disa u shprehën vetëm në mënyrë anonime nga frika se mund të futen në listën e zezë qeveritare – institucionet përkatëse.

Budim Berisha, artist i njohur nga Prizreni, tha se kishte vendosur që ta hapte ekspozitën e tij personale, pas shumë vitesh për faktin e vetëm se Spahija ishte pjesë e Galerisë.

“I besova Fahredinit se do ta udhëhiqte ekspozitën [ashtu siç duhej],” tha Berisha. Kosova kurrë më nuk do të ketë një drejtorë më të mirë në Galerinë e Arteve, shtoi ai.

Frika për pavarësi:

Shkarkimi i Spahijës ka shtruar shqetësime tek komuniteti artistik se politika është duke u cenuar në mënyrë shumë direkte në fushën e tyre. Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Arian Krasniqi, la punën duke përsëritur “ndërhyrje politike” në verën e 2009-ës. Alban Muja, artist nga Prishtina, tha se politika dhe kultura duhet të jenë të ndara më qartë.

“Sa herë që politika hyn në kulturë aty ka vetëm anti-kulturë,” tha ai.

“Ne duhet të mësojmë nga gabimet që i ka bërë Shqipëria, ku edhe pastruesi nxirret nga puna kurdo që ndërrohet udhëheqësi e një institucioni kulturor”.

“Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës, përveç shteteve si Bjellorusia ku të gjitha institucionet udhëhiqen nga njerëz partiakë”, tha ai.

Muja tha se ndoshta duhet një drejtor ndërkombëtar në krye të Galerinë do të mund ta shmangte atë që të mos zvarritjet nga politika.

ETIKETA

25 Shtator 2011 - 12:57

Shengjyl Osmani 25/09/2011 - 12:57
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Fajëson Politikën

by Gazeta JNK
NA NDIQNI