Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Erdogani Ka Miq Besnikë

Kryeministri turk i cili po përballet me kritika nga e gjithë bota ende mund të llogaris në miqtë e tij në Prishtinë për shkak të miliona eurove te investuara në Kosovë dhe një minoriteti me lidhje te forta me Turqinë.

Përderisa kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan përballet me kritika ndërkombëtare për shtypjen e dhunshme të protestave anti-qeveritare në Turqi, mbështetja nga Kosova ka mbetur e patundur, sidomos nga turqit e këtushëm.

NDËRLIDHUR

Në Prizren, qyteti me popullsinë më të madhe turke në Kosovë, disa qindra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor Shadervan më 26 qershor për të shprehur mbështetjen e tyre për kryeministrin turk.

Demonstruesit mbanin flamuj turq dhe të Kosovës, së bashku me posterë me fytyrën e kryeministrit turk dhe pankarta me parulla si “Kosova të do” dhe “Erdogan, miku më i madh i kosovarëve”.

“Mu në këtë vend, në vitin 2010, kryeministri i Kosovës ishte këtu me kryeministrin turk Rexhep Tayip Erdogan. Kush e do Kosovën? Recep Tayyip Erdogan”, i tha Burim Shpejti, nga organizata AKEA, turmës në ngjarjen e organizuar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, KDTP.

“Ne kosovarët që jemi të mbledhur këtu, edhe pse jetojmë jashtë Turqisë, kemi nevojë për të deshmuar para botës se ne jemi duke ndjekur atë që po ndodh në Turqi. Ne jemi të lumtur për sukseset e Turqisë, por ne gjithashtu ndajnë pikëllimin e tyre”, i ka thënë Festim Avdyli turmës.

“Ne ndjehemi sikur ngjarjet atje po ndodhin këtu, dhe ne ngremë zërin tonë kundër çdo lloji të destruktivitetit dhe jemi në mbrojtje të Turqisë. Këta njerëz po shënjestrojnë kryeministrin Erdogan,” shtoi Avdyli, duke thënë se qëllimi kryesor i tubimit në Prizren është për të shprehur kundërshtimin ndaj protestave të fundit në Turqi.

Një burr me një flamur turk në mitingun përkrahës në Prizren

KDTP-ja politikisht konservatore pretendon të ketë mbështetje nga partitë e tjera të pakicave të Kosovës si partia boshnjake DSSP, Shoqëria e Rinisë Kosovare, Partia Konservatore (PK) dhe organizata Sharski Behar e pakicës gorane.

KDTP-ja gjithashtu pohoi të ketë mbështetje nga Partia Demokratike e Kosovës në pushtet, edhe pse PDK-ja ende nuk e ka mbështetur publikisht fushatën pro-Erdogan.

KDTP-ja përfaqëson pakicën turke në Kosovë, e cila numëron rreth 18,700 njerëz, pak më shumë se një përqind të popullsisë, sipas regjistrimit të vitit 2011.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i cili vije nga rradhët e KDTP-së, ishte prezent në mitingun e Prizrenit, por nuk e ka adresuar turmën.

Forumi i të rinjve të KDTP-së, i bazuar në Mamushë, komuna e vetme me shumicë-turke në Kosovë, gjithashtu shprehu mbështetje të fortë për Erdoganin.

“Ai është shumë i pëlqyer këtu”, thotë kreu i forumit, Mirat Morina.

Marrëveshje biznesore, lidhjet me qeverinë: 

Lidhjet e Kosovës me Turqinë shtrihen përtej popullatës etnike turke. Investitorët turq kanë derdhur miliona euro në Kosovë vitet e fundit.

Po ashtu, shumë kosovarë kanë studiuar dhe punuar në Turqi, ku ndodhet edhe një pjesë e madhe e diasporës shqiptare.

Qeveria ka qenë gjithashtu e etur për të rritur numrin e favoreve me Anakaranë.

Në janar, Gazeta Jeta në Kosovë ka raportuar se zyrtarët e arsimit të Kosovës, me kërkesë të Turqisë, kanë bërë ndryshime në tekstet shkollore të historisë, duke e zbutur gjuhën e  përdorur për përshkrimin e Perandorisë Osmane, e cila e pushtoi Kosovën për 450 vjet.

Një det i flamujve kosovarë dhe turq në Prizren

Qeveria e Kosovës deri më tani i është shmangur komentimit mbi protestat në Turqi. I pyetur rreth rritjes së shpejtë të zemërimit publik kundër Erdoganit, zëvendësministri i jashtëm Petrit Selimi theksoi lidhjet e ngushta të Kosovës me Turqinë.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë të shkëlqyera në të gjitha fushat”, tha Selimi.

Këto marrëdhënie të forta burojnë nga mbështetja gjate viteve 1998-1999. “Turqia tregoi mbështetje gjatë luftës çlirimtare dhe gjithashtu gjatë zhvillimeve të pasluftës”, tha Selimi.

Turqia gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës në Organizatën për Bashkëpunim Islamik, OIC, dhe rritjen lidhjeve të saj me botën myslimane, shtoi Selimi.

“Kosova synon të çojë përpara marrëdhëniet me të gjithë anëtarët e OCI – mbështetja turke ka qenë vendimtare në arritjen e ndërveprimit pozitiv me këtë organizatë”, tha ai.

Paratë turke janë duke i dhënë Kosovës një shtytje shumë të nevojshme ekonomike.”Bizneset turke janë investitorë të mëdhenjë”, tha Selimi.

Bizneset turke gjithashtu kanë ndikim të fortë në ndërmarrjet ish-shtetërore. Grupi Limak tani drejton Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës përmes një partneriteti publik-privat.

Limak është gjithashtu pjesë e konsorciumit, me një kompani tjetër turke, Çalik, e cila tani zotëron rrjetin kosovar të energjisë. Në “Çalik Holding”, që ka shtrirë biznesin në Kosovë , pozitën e kryeshefit ekzekutiv e mban Berat Albayrak dhëndërr i kryeministrit Erdogan.

“Ka shumë investitorë të rëndësishëm nga Turqia që veprojnë në Kosovë. Prirja është pozitive”, tha Suat Albayrak, kryetar i Odës Ekonomike Kosovaro-Turke, e cila këtë javë festoi përvjetorin e saj të pestë.

Aziz Salihu, një ish-boksier i shquar i cili dikur ka përfaqësuar Jugosllavinë në Lojërat Olimpike, organizoi një turne të boksit në nder të Erdoganit në Prishtinë, dy muaj më parë.

“Kur dëgjova njërin nga fjalimet e Erdoganit, ku ai tha se ‘do të digjet i gjithë Ballkani nëse ndonjë gjë i ndodhë Kosovës’, unë vendosa të përpiqen për të treguar mirënjohjen time për veprimet e tij duke organizuar një turne”, tha Salihu.

Ai e ka krahasuar Erdogan me heronjtë tjerë të Kosovës, duke përfshirë komandantin e UÇK-së Adem Jasharin dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Salihu nuk i pranoi kritikat e dëgjuara ndaj Erdoganit në protesta, duke fajësuar perëndimin për portretizimin e kryeministrit turk në një dritë negative.

“Unë nuk mendoj se Turqia ka pasur ndonjëherë një udhëheqës më të guximshëm. Njerëzve nuk u pëlqen kur një vend bëhet shumë i fortë, kështu që ata duan të zvogëlojnë pushtetin e tij”, tha Salihu.

Të tjeret megjithatë kishin dyshime se a duhet Erdogani të trajtohet si një hero kombëtar.

Zana Bajrami, një kosovare e cila studion mjekësi në Universitetin Hacettepe në Ankara me një bursë të qeverisë turke, tha se “kultura dhe gjuha turke dominojnë në jetën” e saj.

Por, Bajrami, e cila ishte në Ankara gjatë protestave të fundit, tha se masat e policisë kanë qenë të tepruara.

“Protestuesit nuk janë respektuar dhe kanë vuajtur shumë prej sulmeve nga ana e policisë. Për dy javë, unë kam levizur nepër qytet me një maskë për shkak të gazit lotsjellës”, tha ajo.

Katër persona kanë vdekur dhe rreth 8,000 janë plagosur në të gjithë vendin, sipas Shoqatës së Mjekëve Turq, nga momenti kur autoritetet dërguan policinë speciale në përpjekje për të shtypur protestat kundër qeverisë që shpërthyen në fund të majit në sheshin Taksim të Stambollit .

ETIKETA

08 Korrik 2013 - 12:10 am

Una Hajdari 08/07/2013 - 12:10 am
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0