Epitaf

Këtu prehet thellë e varrosur

autorja e vjetëruar e ca poezive.

Paqe të amshuar

me dhembshuri i dhuroi asaj toka

ndonëse si kërmë nuk i takoi asnjë grupi letrar.

Po në varr nuk ka asgjë më të bukur

veç këtyre rimave, lëpushave dhe hutinit.

Kalimtar, nxirre nga çanta trurin elektronik

dhe mbi fatin e Syzmborskas një çikë mendohu.